Me një biletë lotarie ‘gërvish dhe fito’ prej 20 eurosh, një grua fitoi 5 milionë euro.Por, surpriza ka qenë aq e fortë, saqë milionerja fatlume ka humbur ndjenjat pikërisht brenda kinkalerisë në Grosseto, Itali, ku kishte blerë biletën.
Gruaja, banore e atij qyteti dhe kliente e zjarrtë e lokalit që ndodhet dy hapa larg gjykatës, kur e rimori veten, ka festuar fitoren dhe më pas është larguar pa lënë gjurmë.Ndërkohë, që titullarët e lokalit ruajnë privatësinë mbi identitetin e fitueses.Gjatë gjithë ditës dhjetra kuriozë janë dyndur në kinkaleri, duke u përpjekur të gjejnë emrin e fitueses.
“Bëhet fjalë për një kliente që dëshiron të mbetet anonime”, ka thënë për Ansa-n titullari i kompanisë. “Një zonjë që meriton të ketë kaq fat, sepse është një njeri i mirë.”
Me një ndërhyrje urgjente pas gjendjes së të fikëtit, gruaja ka ndarë gëzimin e saj me pronarët e lokalit e më pas është zhdukur.
“E përgëzuam, ka thënë pronari, atë biletë ia dhashë unë bashkë me të tjerët dhe ia kam shitur me dorën time. Ç’të them? Ishte një emocion i fortë edhe për mua.” shkruan ora news.