Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për vërtetimin e mandatit të Erion Veliaj, i cili mori shumicën e votave në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Pas këtij vendimit, hapi i fundit është ceremonia e betimit të kryebashkiakut Veliaj për mandatin e ri.
Veliaj ka arritur të fitojë bindshëm në të gjitha njësitë e Tiranës. Ai ka mundur të sigurojë një fitore të thellë edhe tek tre zonat ku Foltorja kishte shpresa të mëdha, si Kombinati, Astiri dhe “5 Maji”.