Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, në orën 19:00, opozita e bashkuar filloi protestën e gjashtë kombëtare, duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama.
Por, rreth një orë e gjysëm nga fillimi i protestës para Kryeministrisë, Basha ka udhëhequr turmën drejt Parlamentit, duke zhvendosur kështu protestën.
Kjo ishte protesta më paqësore e opozitës, dhe duket se ka një zbutje të toneve nga ana e tyre.
LEXO EDHE: Foto-Protestuesit i shkelin mbi fytyrë/ Tepsia kthehet në bumerang për Ramën
Ndërkohë, CNA.al sjell më poshtë foto nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku situata duket tejet normale dhe e qetë. Duket se Bashës, tashmë kanë filluar t’i firojnë protestuesit./ CNA.al