Kryeministri Rama ka kërkuar që Kroacia, Shqipëria dhe Kosova të firmosin Aleancë ushtarake. Dhe ajo u firmos. Me pas kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar sot shtetet që kanë nënshkruar deklaratën trelaterale për aleancë ushtarake. Bile mësohet se kjo i është kërkuar edhe Bullgarisë.
Nënshkrimi i këtij memorandumi u bë në Shqipëri, ku ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, me nderime të larta ushtarake ka pritur homologët e tij nga Kosova, Ejup Maqedonci dhe nga Kroacia, Ivan Anushiq.
Në kontekstin e politikës së re amerikane dhe ndryshimet e aleancave, Shqipëria priti sot dy ministrat e mbrojtjes së Kroacisë dhe Kosovës.
Ndërkohë Serbia ka thënë se do t’u dërgojë kërkesë urgjente ministrive të Jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë, duke kërkuar shpjegim të detajuar lidhur me nënshkrimin e memorandumit trepalësh për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
Sipas Beogradit, me këtë marrëveshje, këto dy shtete, “së bashku me përfaqësuesin e paligjshëm të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë”, kanë ndërmarrë hapa që dëmtojnë stabilitetin rajonal.
Serbia, siç pretendon reagimi, si një shtet që garanton paqen dhe neutralitetin ushtarak në Ballkan, “me të drejtë kërkon përgjigje mbi natyrën dhe objektivat e këtij bashkëpunimi në fushën e sigurisë”.