Qeveria miratoi Paketën për Universitetin ku përvec 8 kërkesave të studentëve janë të përfshira edhe disa pika të tjera që të paraqitura nga Kryeministri gjatë takimeve në fakultete. Përgjysmimi i tarifës do të nisë që nga ky vit akademik.Kryeministri Edi Rama deklaroi në një konferencë për shtyp duke komunikuar vendimet se studentët ekselentë dhe ata në nevojë do përfitojnë arsimim falas si dhe do përfitojnë bursa mujore. Edhe për studentët e programeve Master, Qeveria ka vendosur që për ata me mestare 9-10 tarifa të ulet me 50%.
Pas konferëncës së kryeministrit ka reguar edhe ish ministri i Arsimit Taulant Muka. Me një shkrim të gjatë në Facebook, Muka shkruan se Rama po bën propagandë njëlloj si mbyllja e universiteteve private.
Posti i plotë:
Mashtrimi dhe Propaganda e KM me “Zgjidhjet” per 8 kerkesat e studenteve!
“Pershendetje te gjitheve. Sapo degjuam dy individe pa diplome te flasin per arsimin e larte, z. Rama qe nuk nxjerr diplomen teorike, dhe Z. Basha qe nuk ka diplome fare. Do ta kap edhe protestën e studenteve- tha KM, dhe kjo fale paterices opozitare. Por une nuk do merrem me z. Basha, sepse ai sot eshte paterice e KM- z. Basha doli 10 minuta pas perfundimit te konferences se KM sepse ishte kordinuar me KM dhe e dinte se cfare KM do fliste. Te lutem z. Basha, te kishe pritur te pakten gjysem ore per te qene i besueshem.
Le te flasim per ate cfare tha KM. Ju z. KM po beni propagande njesoj si mbyllja e universiteteve private- vetem ne Shqiperi ndodh qe mbyllen universitetet private per shkelje ligji, por mbyllja e universitetit, si Universiteti Justinian behet me fitime miliona dollare, dhe pronaret e universiteteve private qe ti mbylle, si z. Muslim Murrizi dhe Adnor Shameti, ne vend qe te shkonin ne burg, u bene te dy deputete- nje i PD, dhe tjetri i PS.
Por le te flasim per cfare ti KM genjeshtar patologjik fole sot si “zgjidhje” te 8 pikave te studenteve.
E Para z. KM, ti sot citove disa prej qendrimeve te mia pa permendur emrin tim- a e di cfare quhet kjo? Plagjiature!
Sigurisht ju mund te propozoni cte doni per plagjiaturat, por keni disa ministra dhe deputete plagjiature. Eshte dorehequr ndonje nga posti?
I eshte hequr dikujt prej tyre tituli/grada shkencore? Jo sepse ju nuk jeni per zgjidhje, ju jeni per propagande. Perkundrazi, ju i promovoni ata- psh ish zv. Ministri i kaluar Demo, i cili nuk ka diplome masteri, sot eshte kandidat per kryetar bashkie te Beratit- pra nga nje zv. Minister pa portofol, pa diplome dhe doktorature plagjiature, merr nje post me shume fonde.
Ju permendet hedhjen online te doktoraturave per te vertetuar plagjiaturat. Por kush do e beje verifikimin? Ju dhe ministrat plagjiaturiste? Apo drejtoresha e AKSHI-t e cila supozohet te ndertoje sistemin online per hedhjen e doktoraturave, por vete ka doktorature plagjiature? Ju sot thoni do hedhim doktoraturat online, ndersa deputetja Gjylameti hoqi doktoraturen plagjiature online dhe publikon sot vetem 9 faqe.
E dyta- ju me te drejte ja kaluat fajin rektoreve. Me te drete i quajtet ata hajdute disa dite me pare, me ze dhe figure. Po pse nuk i shkarkoni rektoret? Ministria dhe Qeveria e kane kete kompetence, pra per te pezulluar rektoret aktual, njesoj si Presidenti i vendit. Nuk ka garanci per cfare ju flisni kur pergjegjesit per gjendjen e krijuar, pra rektoret dhe dekanet hajdute, qendrojne ende ne krye. Ju nuk i shkarkoni sepse ju jeni bashke me ta, ju nuk jeni per zgjidhjen e problemit.
E treta- ju me te drejte thate qe fajin e ka zbatimi i ligjit. Por pse nuk i coni para pergjegjesise, pra ne prokurori dhe burg, ata qe nuk kane zbatuar ligjin? Dmth rektoret, dekanet dhe shefat e departamenteve, apo dhe anetaret e bordeve te administrimit? Po ministria e arsimit, pse ka heshtur kur ka pare shkelje? Per shembull, diplomat ne shtet sot nuk njihen sepse universitetet nuk kane zbatuar ligjin dhe nuk kane akredituar programet e studimit sikurse ligji e percakton- duke favorizuar ne kete menyre privatin i cili e ka bere akreditimin e programeve te studimit ne kohe. Pse heshti Ministria?
Pse heshti ministria ne shkeljet qe ju permendet: doktoratura te marra ne 3 muaj apo pseudoprofesore qe japin 41 doktoratura duke i shkaktuar dem shtetit mbi 100 milione leke cdo vit? Ministria i ka te gjitha mekanizmat rregullues, por nuk ka reaguar sepse eshte bashke me universitetet ne shkaterrimin e arsimit.
E katerta- kush do garantoje zbatimin e zgjidhjes se problematikave? Ministria aktuale? Apo Ministrja Nikolla e cila ka nje mesatare 5.9, dhe stafi qe ajo ka eshte me diploma fallco dhe plagjiature. Mund te permend ne radhe te pare z. Shtino- ngelesin disa vjecar ne Universitetin e Bolonjes ne Itali, por qe ju e bete zv minister dhe sot keshilltar. Ai, si shume sharlatane te politikes 28 vjecare thote qe doktoraturen e ka mbyllur ne Itali, kur doktoraturen ne fakt e ka mbyllur ne UT. Apo keshilltaren tjeter ne ministri, staf i dekanit te FE-UT Dhori Kule qe ka disa artikuj plagjiature. Pra hajduti do kape hajdutin?
E pesta- Ju permendet qe do rishikoni tutujt akademik. Do e beni per presione? Per te marre me shume pushtet duke kercenuar individet qe kane marre tituj te pamerituar? Po VKM per tituj pse nuk e ndryshoni? Ne momentin qe po flasim po merren ende doktoratura dhe tituj akademik (Profesor dhe Profes Ass.) jashte standardeve. A e dini ju qe VKM qe nxorret ne Mars ben profesor nje individ qe ulet ne kafe me nje akademik jashte vendit dhe e trajton kafen si konference shkencore jashte vendit duke ju konvertuar ne publikim me faktor impakti? Nese do kishte nje angazhim real tuajin, sikurse ju keshillova kur isha zv. Minister- duhet te kishit pezulluar ne gjithe vendin dhenien e titujve akademik deri sa te hartohej nje draft i ri me standarde nderkombetare.
E gjashta- ju folet per biblioteken dixhitale, por ju z. KM s’ja keni idene cdo te thote biblioteke dixhitale. Nuk jane librat biblioteke dixhitale, por jane aksesi te revistat shkencore qe studentet dhe pedagoget duhet te kene per te perditesuar njohurite e tyre. Por meqense folet per librat, do behet njesoj si parauniversitari? Dmth nxenesit qe thone librat qe duam dhe ju i fusni ne kurrikul per propagande? Z. KM kurrikulat dhe librat rekomandohen nga profesionisti (mesuesi apo profesori), dhe jo nga studenti apo nxenesi. Pedagogu prandaj paguhet, per ndertimin e kurrikulave dhe orientimin profesional te studentit.
E shtata- vleresimi i performances se pedagogut. Pse nuk vendosni kamera ne universitete dhe auditore per te pare a vjen pedagogu ne mesim dhe a e ben leksionin? Sot ne universitetet perendimore cdo leksion regjistrohet, madje kur aplikon per pune te kerkojne edhe nje regjistrim te nje leksioni per te pare aftesite si lektor. Po CV-te, pse duhet te publikohen ne nje faqe te kontrolluar nga qeveria? Universiteti eshte autonom, dhe cdo profil i akademikut duhet te publikohet ne faqen e universitetit. Eshte turp per cdo akademik te dergoj CV e tij nga nje faqe jo zyrtare e universitetit.
Zoti kryeminister, ju sot nuk keni marre asnje vendim ne favor te studenteve- ju sot po mashtroni popullin dhe studentet sepse keni frike nga reagimi i tyre ! Perqafime! “