Në vitin 1952, Enver Hoxha inauguroi kompleksin e prodhimit të filmave të quajtur “Kinostudio Shqipëria e Re”.
Sigurisht, qëllimi kryesor i Kinostudios do të ishte prodhimi i dokumentarëve propagandistikë, që të jepnin një imazh të rremë të jetës së re e të lumtur që po ndërtohej në Shqipëri e të tjera.
Vetëm në vitin 1957 Konistudio provon që të prodhojë një film artistik. Ishte një film me metrazh të shkurtër, dhe pa shumë pretendime i regjisorit Hysen Hakani, por që do ti hapte rrugën një historie interesante.
Qysh nga kjo kohë filmat artistikë të prodhuar nga Kinostudio Shqipëria e Re, edhe pse të orientuar dhe në shërbim të propagandës, si çdo e keqe do e sillnin një të mirë.
Të vendosur në rolet kryesore, një kast i ri artistësh, do të shkëlqenin me lojën e tyre duke u veçuar dhe dashuruar nga publiku.
Ishin disa artistë nga më të shkëlqyerit e të gjitha kohërave, si Naim Frashëri, Aleksandër Prosi, Kadri Roshi, Ndrek Luca, Rikard Ljarja e shumë të tjerë, të cilët me lojën e tyre do të mbushin me emocion shpirtin e një populli të ndëshkuar nga forma e regjimit politik të instaluar për një kohë të gjatë.
Pikërisht një histori e kinematografisë shqiptare të kohës së komunizmit, ndërtuar me anë të filmave më të spikatur, do të sjellë në serinë e radhës emisioni Abc Story, te shtunën në mbrëmje, ora 22.15 në ABC News.