Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të vendosura për të demaskuar publikisht politikanët dhe pushtetarët shqiptarë të përfshirë në korrupsion, afera apo krim të organizuar. Në 19 maj të këtij vitit, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.
DASH ka publikuar në faqen zyrtare vendimin e plotë ku thuhet se Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive për shpërdorim të fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike duke përdorur pushtetin. Por pas ish-kryeministrit Berisha, amerikanët kanë shënjestruar mazhorancën, zyrtarë të së cilës pritet në shpallen të padëshiruar.
Një portal me emrin Albania post ka gjetur një lajm intrigues për t’i bërë shokë Sali Berishës, duke publikuar një lajm se 2 deputetë socialistë do të shpallen “non grata”. Në fakt ky portal nuk i ka të dhënat mirë as nga mediat shqiptare dhe jo më nga shteti amerikan. Personi që pretendojnë ata është Lefter Koka, i cili nuk ka asnjë lidhje me PS, sepse ai e ka dorzuar mandatin e deputetit dhe deri para kandidimit ka qenë pjesë e LSI. Tani është jashtë politikës.
i dytë është djali i Aqif Rakipit, i cili u zgjodh deputet jo me votat e partisë, por duke thyer herësin dhe është deputet me vota personale. Por edhe nëse Aqif Rakipi dhe familja e tij shpallen non grata, Ornaldo Rakipi është deputet i parlamentit shqiptarë dhe nuk ka asnjë dënim individual dhe nuk ka bërë asnjë krim, siç kanë bërë fëmijët e Sali Berishës, duke përfituar miliona dollar me korrupsionin e tyre dhe të ish kryeministrit, babait të tyre.
Ky portal drejtohet nga gazetari Baton Haxhiu, i cili njihet edhe si këshilltar i kryeministrit çka shton dyshimet se kemi të bëjmë me një lajm të dalë nga radhët e mazhorancës.
Ja sesi e paralajmëroi Escobar
Kujtojmë se ky vendim vjen vetëm pak ditë pas paralajmërimit të zëvendës ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, i cili më 25 shtator, në një intervistë për Zërin e Amerikës, e vuri theksin mbi faktin se përcaktime të tjera do të ketë së shpejti në Ballkan, përfshi Shqipërinë.
Sipas tij, kompetencat amerikane me shpallje të tilla do të përdoren për të luftuar korrupsionin në nivele zyrtarësh të lartë. I fundit në “rrjetën amerikane” ishte ish-kryeministri Sali Berisha, i cili u përcaktua nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, si person “non grata” për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion. Blinken deklaroi se Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive si shpërdorim i fondeve publike, përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të publikut shqiptar.
Pra, referuar dhe asaj që shkruan “Albanian Post”, radhën e kanë dy të tjerë, në një sagë që duket se nuk do të shohë dorëzimin amerikan. Të paktën, jo deri në çastin kur gjithçka të bëhet konform zbatimit të ligjit.