Ylli i Hollywood, Salma Hayek ka treguar përvojën e saj teksa xhironte skenën seksi me Antonio Banderas, në filmin e “Desperado” të vitit 1995, me regjisor Robert Rodriguez.
Hayek mori famë botërore pasi luajti në filmin aksion rolin e Carolina, një pronare kafeneje që bashkohet me El Mariachi (Banderas) për tu hakmarrë ndaj një lordi droge që i vrau të dashurin.
Aktorja 34-vjeçare u shpreh se kur mori rolin, nuk përmendej një skenë seksi mes personazhit të saj, Carolina dhe El Mariachi (Banderas) në skenar.
Salma Hayek tha se asaj iu tregua vetëm kur filluan xhirimet e filmit.
Aktorja e nominuar për Oskar tha se pranoi ta bënte skenën pasi Robert Rodriguez ishte “vëllai i saj” dhe gruaja e tij në atë kohë, producentja Elizabeth Avellan, ishte “shoqja e saj më e mirë”.
Dhe në momentin që do xhirohej skena seksuale do ishin vetëm ata të katërt të pranishëm.
“Kur filluan xhirimet nisa të qaj”- kujtoi Hayek, duke shtuar se vazhdimisht i thoshte atyre: “Nuk e di nëse mund ta bëj, kam frikë!”
Ajo shtoi se një nga gjërat nga të cilat kishte frikë ishte Banderas, tani miku dhe bashkëpunëtori i saj më i ngushtë.
“Ishte zotëri dhe kaq i mirë, dhe ne jemi akoma miq të ngushtë. Por ai ishte shumë i mirë. Më trembi sepse ajo skenë për të nuk ishte asgjë. Fillova të qaja dhe ai më tha: ‘O Zot i madh, tip o më bën të ndihem kaq keq’. Më vinte kaq shumë turp që po qaja.”
Hayek e bëri të qartë disa herë se Rodriguez dhe Banderas “ishin të mahnitshëm” dhe se regjisori “kurrë nuk i bëri presion”.
Pavarësisht nga gjithçka, momenti ishte shumë traumatik, tha ajo.
“Nuk e lëshoja peshqirin, ata përpiqeshin të më bëja të qeshja. E hiqja për dy sekonda dhe filloja sërish të qaja. Por e kaluam atë dhe bëmë më të mirën që mund të bënim në atë kohë,”– tregoi ajo.
Mendoja për babain dhe vëllain tim. A do e shihnin ata? Për djemtë nuk është njësoj. Babai juaj do thotë me krenari: ‘Ky është djali im!’,”– u shpreh aktorja.
Hayek tregoi se e mori babain dhe vëllain në kinema për të parë filmin, por ata u larguan nga kur filloi skena dhe u rikthyen kur mbaroi.