Kompania Jug-Koreane “Yura Corporation” nisi në Fier, ndërtimin e stabilimentit për prodhimin e pjesëve teknologjike të auto-veturave. Nga ky investim prej 13 milionë eurosh pritet të punësohen mbi 1000 persona. Ardhja e këtij investitori sipas kryeministrit Edi Rama është një fazë e re, për të konstatuar se modeli ekonomik i bazuar te prodhimi, ka vendosur bazën e siguritë për të shkuar më tutje, në mënyrë të qëndrueshme.
“Nga epoka e rritjes së bazuar te boom-i i ndërtimeve kaotike dhe remitancat, sot kemi hyrë në një epokë të re, pa asnjë diskutim dhe falë pranisë së kësaj kompanie prestigjioze, Çelim Siparin, shpresoj, të një faze ku të tjera kompani ne tregun e automobilave do të shfaqen, duke zhvilluar një mozaik që ka disa gurë të vegjël në Elbasan, apo në Librazhd me disa filiale modeste, por sidoqoftë goxha premtuese dhe tani këtë gur të rëndësishëm siç është “Yura”, pas një procesi të gjatë pengesash dhe një procesi jo të shkurtër negocimi”, është shprehur Kryeministri Edi Rama.
Kryeministri foli edhe investimet në industrinë e nxjerrjes së naftës, pas suksesit në Shpirag.
“Jemi në proces për dy zhvillime të reja në sektorin e naftës dhe të gazit, që kemi shumë arsye të besojmë se do të jenë histori suksesi pasi zbulimi në Shpirag ka krijuar shumë interes dhe tanimë nuk ka një kompani të madhe me emër që nuk interesohet për Shqipërinë. /”Top Channel