osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fillojnë masat ndaj dhunuesve të Kuvendit: Mulit i japin “leje”… jashtë Parlamentit për 2 muaj të ruaj Saliun! Goditi me karrige gardistin në krye të detyrës

Fillojnë masat ndaj dhunuesve të Kuvendit: Mulit i japin “leje”…  jashtë Parlamentit për 2 muaj të ruaj Saliun! Goditi me karrige gardistin në krye të detyrës

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e deputetit Flamur Noka pas kaosit që shkaktoi në seancën e dy ditëve më parë, ku u votua pro heqjes së imunitetit të deputetit Sali Berisha. Berisha po hetohet nga SPAK nën akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’.

Mësohet se në kërkesën e socialistëve drejtuar sekretariatit të Etikës, është vetëm emri i Flamur Nokës. Ky i fundit në seancën e dy ditëve më parë përmbysi karriget, fyeu punonjësit e Gardës si dhe ndezi tymuese në sallën e Kuvendit, duke rrezikuar kështu përjashtimin deri në mars nga Kuvendi sipas rregullores së re që ka hyrë në fuqi nga dita e hënë (18 dhjetor).

Çfarë ka ndodhur?

Ndërkohë, kujtojmë se dy ditë më parë në një seancë më pak se 9 minuta, me 75 vota pro, 73 të PS dhe 2 të PSD, pa praninë e demokratëve të Bashës, Kuvendi miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK për të kërkuar në GJKKO arrest në burg është arrest në shtëpi për Sali Berishën.

Në mesditë Kuvendi dërgoi shkresën në SPAK. Në votim ishte dhe Kryeministri Edi Rama. Tentativat e Berishës dhe deputetëve të opozitës që e mbështesin për ta pamundësuar zhvillimin e seancës nisën që herët. Por mazhoranca i kishte marrë masat. Socialistët dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla janë paraqitur rreth 2 orë para në Kuvend, duke e kapur në befasi planin e opozitës.

10 deputetët që kishin në fuqi vendimin e përjashtimit nga Sekretariati i Etikës u ndaluan të hyjnë. Megjithatë edhe në këtë seancë nuk mungoi kaosi i krijuar nga Berisha. Flamur Noka më aktivi nga të gjithë, në dy momente goditi edhe punonjës të Gardës së Republikës, edhe pse më herët ka qenë ministri i Brendshëm i vendit, pra edhe ministri i tyre. Noka ishte pajisur mirë me tymuese, të gjitha blu dhe të gjitha të ndezura prej tij, i asistuar më çakmak nga Gazment Bardhit.

Të dy rrezikojnë një dënim deri në muaj përjashtim tani që rregullorja e re është miratuar. Kryeparlamentarja Nikolla thirri emrin e Sali Berishës për të folur dhe për të mbrojtur veten por ky i fundit nuk pranoi, duke kërkuar largimin e gardës. E gjitha kjo nuk e pengoi ngritjen e kartonëve jeshilë, 75 të tillë, të mjaftueshëm për ta bërë Berishën politikanin më të rëndësishëm shqiptar gati për t’u arrestuar. Ndërkohë kundër arrestit ishte vetëm një grup militantësh në më pak se 60 minuta grumbullim, ku u shfaq edhe vajza e tij Argita Malltezi.

Parashikimet ligjore

Sakaq, kujtojmë se pak ditë më parë, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin miratoi vetëm me votat e mazhorancës kërkesën e PS për ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Ndryshimet e rregullores konsistojnë në përjashtimin me 2 muaj të deputetëve nga punimet e Kuvendit, pasi prej muajsh tashmë, deputetët e opozitës kanë pamundësuar vijimin normal të seancave.

Ndryshimet në rregullore parashikojnë ashpërsimin e masave për deputetët të cilët bllokojnë punimet e Kuvendit. Sipas rregullores së re, masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “ deri në 60 ditë jepet në rastet : a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit; b) kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal; c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.” Kërkesa për marrjen e masës disiplinore, sipas pikave 6 dhe 7 të këtij neni, paraqitet me shkrim nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 48 orë nga dita e konstatimit të rasteve. Gjatë periudhës së zbatimit të masës disiplinore të parashikuar në pikat 6 the 7 të këtij neni deputeti ndalohet të kryejë dhe çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit.