Fillimi më i keq i sezonit në 12 vitet e fundit për Bayernin
Një moment për t’u harruar për Bayern Munich, i cili nuk ka pasur kurrë një fillim të keq në kampionat në 12 vitet e fundit.
Pas tre barazimeve radhazi në Bundesligë, formacioni i Nagelsmann pësoi një disfatë në derbi kundër Augsburgut, ku goli i lojtarit me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha do të ishte “fatal’ për bavarezët.
Ndërkohë Berisha ka arritur të tund edhe rrjetën e Neuer. Në minutën e 58 të takimit, sulmuesi u tregua gjakftohtë për të dërguar topin në rrjetë. Kështu do të mbyllej kjo ndeshje, me shifrat 1-0, ndërsa Bayern provon shijen e humbjes së parë në kampionat.
Me këtë rezultat, kampionët gjendet në vendin e katërt të renditjes. Një situatë që sigurisht nuk është e pakthyeshme, ka vetëm 3 pikë më pak se kryesuesit e Borussia Dortmund por që gjithsesi vërteton një moment të komplikuar për betejën gjermane.
Vetëm 12 pikë të mbledhura në 7 ndeshje, pikërisht nisja më e keqe në 12 vitet e fundit.