Ish presidenti, Bamir Topi komentoi situatën e PD-së në një emision televiziv. Topi thotë se fajtor për degradimin e PD-së, fajtor është Berisha.
“Unë e di që opozita ka rënë në kondicionet e një sëmundje kronike, unë them duhet të dalë. Duhet goditja me forcë e figurës së Sali Berishës. Me këtë ton dhe siguri i takon të flasë atij. S’po e dëmtojmë fizikisht, por në planin politik, Berisha nuk i la pjesë vetes të konservohej.
Berisha sot është figura me e diskretituar e politikës. Unë nuk ka nevojë të them gjëra të tjera. Kjo situatë në PD është vepër e Berishës dhe disa njerëzve afër tij që i kanë shërbyer me inferioritetin më të madh, prandaj është në këtë gjendje. “- tha Topi.