Oligarkë, trafikantë dhe figura të krimit kanë kapur dhe gjunjëzuar shtetin shqiptar, duke blerë policinë, prokurorinë, gjykatat dhe ndarë pasuritë publike me politikanët e korruptuar.
Mbi një kullë të shëmtuar në mes të Tiranës, vetëm disa metra larg Bankës së Shqipërisë dhe Sheshit Skënderbej, janë shtuar 7 kate pa leje.
Leja dhe nisja e ndërtimit janë bërë nga Tan Dulaku, ndërsa më pas krimi ka vijuar nga një personazh me precedentë penalë, i njohur si kunat i Fatmir Xhafajt.
Bëhet fjalë për Armand Lilon, si skeduar si eksponent i krimit, si trafikant, pastrim parash, evazion fiskal, korrupsion, dhunë, përplasje, blerje prokurorësh etj.
Fillimisht, Artan Dulaku, përmes kompanisë Edil Al mori një leje në vitin 2017 për ndërtimin e një kulle 24 kate. Më pas Dulaku ia shiti lejen dhe projektin Armand Lilos, i cili shtoi edhe 7 kate të tjera, duke e bërë 31 kate.
Me këtë lëvizje janë pastruar miliona euro para të pista, ndërsa prokuroria dhe Pastrimi i Parave kanë heshtur edhe pse Lilo është subjekt i ligjit anti mafia.
Ashtu si Lul Morina dhe Salillari, edhe ndaj Dulakut dhe Lilos nuk ka vepruar shefi i komisariatit të zonës dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit, edhe pse aktiviteti kriminal vijon të kryhet edhe në këto momente në mes të Tiranës dhe në sytë e publikut.
E shohin çdo ditë, por as Edi Rama, as Balluku dhe as Dallëndyshe Bici nuk e përmendin dot ndërtimin pa leje në mes të Tiranë.
Armand Lilo
Armand Lilo ësahtë pronari i kompanisë së ndërtimit ‘Arlis-Ndërtim’, e cila po ndërton kompleksin Sqaure 21, pranë policisë bashkiake në kryeqytet.
Kur filloi ndërtimi i këtij kompleksi në 2017 banorët protestuan pasi po prishej lulishtja, po pavarësisht kësaj ndërtimi filloi dhe vazhdon ende.
Armand Lilo nga Pogradeci është kushëriri i bashkëshortes së ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai njihet si kunat i Fatmir Xhafajt. Lilo i ka nërtuar disa vila Xhafajt, ndërsa Xhafaj e ka mbrojtur nga veprimi i ligjit.
Leja e ndërtimit për kompleksin ‘Square 21” është firmosur pikërisht nga dhëndri i Xhafajt, Ditjon Baboçi, i cili në atë kohë mbante postin e Drejtorit të Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës.
Armand Lilo rezulton i përfshirë edhe me ish-Ministrin tjetër të Brendshëm Saimir Tahiri. Në makinën e Lilos, Range Rover, me targa AA 718 OS, të cilin e përdorte Orest Sota, policia gjeti dy patenta skafi të Tahirit dhe 863 mijë euro. Kjo ndodhi kur ish-Ministri po akuzohej për trafik ndërkombëtar droge.
Në vitin 2013, Armand Lilo u përfshi edhe në një konflikt pronësie në zonën e Yzberishtit. Sipas medias, bashkë me Ervis Nakjen, ai rrahu pronarin e truallit ku po ndërtonte një pallat dhe i plagosi atij të birin.
Ndërtim pa leje me para droge
Edi Rama e di dhe e ka lejuar vetë këtë shtesë prej 7 katesh lartësi e 1 kat shtesë nëntokë, qysh kur nisën katet pa leje; madje, qysh kur filloi kati i parë shtesë nëntokë e ato në lartësi, Edi Rama ka marrë 3 raportime nga IKMT-Qendrore, nga IMT e Tiranës e sidomos nga SHISH, i cili e ka vënë në dijeni, se kjo kullë me vlerë 250 milionë Euro, po ndërtohet me të ardhura nga droga, pastrimi i parave e krime të tjera.
Për paratë e pista të kësaj kulle me burim nga droga shqiptare, nga Turqia, Italia, Maqedonia, Kosova, Bullgaria, Anglia etj., kryeministri e dinte qysh para 12 dhjetorit 2017, kur dha lejen e ndërtimit për Tan Dulakun nën maskën e firmës “Concord Investment” e me gjoja investitorë firmën “Al Habtoor investimet LLC” nga Dubai.
Në shkelje të ligjit “Anti-mafie”, kryeministri refuzoi të merrte raporte nga Drejtoria e Pastrim-Parandalimit të Parave dhe nga Bankat para dhënies së lejes, për të verifikuar burimet financiare të ndërtimit të kësaj kulla.
Ndërsa SPAK ka detyrë funksionale dhe detyrim ligjor e publik, që në dosjen e kullës “Sytë e Tiranës”, të “hapë sytë” dhe të hetojë këto 10 prova:
Leja e ndërtimit nga KKT është dhënë më 12 dhjetor 2017, Bashkia e Tiranës e ka marrë për ekzekutim më 16 janar 2018, ndërsa Tan Dulaku i kishte nisur punimet qysh në muajin shtator 2017.
Më 12 dhjetor 2017, investitor në vlerën 250 milionë Euro, u shpall firma “Al Habtoor investment LLC” nga Dubai, por kjo firmë nuk ka kaluar asnjë qindarkë në asnjë bank shqiptare për këtë projekt, përkundrazi i ka paguar firma “Concord Investment Shpk” e Tan Dulakut.
Si u bë oligarku Tan Dulaku 3 muaj pas lejes së ndërtimit: nga zhvillues ndërtimesh, në investitor, me blerje të projektit 250 milionë Euro? Apo me lojën e letrave fiktive mes Ramës e gjoja investitorit arab?
Si përfundoi kjo kullë, nga 100% pronësi e Artan Dulakut, në pronësi të firmës “IDEAL Construction Shpk” e “Arlis Shpk, të dyja të trafikantit e ndërtuesit “lavatriçe” Armand Nazmi Lilo, kunat i Fatmir Xhafajt?
Kush lejoi, që projekti, firmosur nga arkitekti danez Henning Larsen e mbi të cilin është dhënë leja e ndërtimit, kulla duhej bërë vetëm me 24 kate mbi tokë e 3 kate nëntokë, ndërsa tani është bërë me 31 kate mbi tokë e me 4 kate në tokë? Pra 7 kate shtesë në lartësi e një nën themelin e projektit.
Ku i gjeti trafikanti Armand Lilo 250 milionë Euro që e bleu nga Tan Dulaku e vazhdoi ndërtimin?
Në faqen zyrtare, firma “IDEAL Construction Shpk”, pjesë e firmës “Arlis Shpk”, që ka blerë e po ndërton kullën “Eyes of Tirana”, figuron e krijuar 3 ditë para dhënies së lejes së ndërtimit nga Edi Rama, ndërsa në QKB figuron si e regjistruar më 6 maj 2013.
Çfarë ka fshehur e fsheh trafikanti “lavatriçe” Armand Nazmi Lilo, pas akt- shitjes fiktive të firmës së tij “Arlis Ndërtim Shpk” më qershor 2020 e me vlerë 100 mijë lekë, te firma e tij “ARMAAR GROUP Shpk” e krijuar më 11 mars 2020, ose 1 muaj pas blerjes së kullës nga Tan Dulaku? Në këtë firmë ka përfshirë dhe firmën “IDEAL Construction Shpk” të kullës “Eyes of Tirana”.
Në projekt, sipërfaqja ndërtimore e kullës ka qenë 55 444 m2, por gjatë ndërtimit, oligarku Tan Dulaku zhvati dhe 790 m2 truall publik trotuar e rrugë, duke e çuar sipërfaqen 57 924 m2, ndërsa pasi kullën e bleu trafikanti Armand Lilo i firmës “Arlis”, shtoi 7 kate dhe sipërfaqja aktuale është 63 500 m2.
A e kanë falsifikuar, projektin fillestar në KKT-në e Edi Ramës e për rrjedhojë në Bashkinë e Tiranës dhe në Kadastrën e Artan Lames?
Nuk e dimë, nëse SPAK do t’i hetojë këtë prova krimi ndërtimor e me indicie për pastrim parash, por hetim duhet të bëjë dhe te zyra noteriale e firmës “Arlis Shpk” dhe Kadastra e Tiranës.
Sepse aty del, cilët familjarë kryeministrash, ministrash, deputetësh, kryebashkiakë, drejtorë qendrore, shefa policie e drejtësie, pronarë mediash, trafikantë e dashnore të tyre “artiste”, kanë prenotuar apartamente, zyra, dyqane, restorante e garazhe të kulla “Eyes of Tirana” (Sytë e Tiranës), 7 katet shtesë të së cilës… nuk po i sheh vetëm Babloku.
Reagimi i Myslim Murrizit
“ALOOOO!!!
Ku eshte grupi i xhirimeve shou te qeverise lango qe na u shfaqen para 5 diteve si gango sikur po sekuestronin dy pallate ne Farke????
Pse nuk pergjigjeni asnjeri prej jush klloun te peshtire qe ju tredhin nga gjuha nga kurajo nga morali nga karakteri nga dinjiteti biznesmene qe ju kane blere si qen te zgjebosur???
ALOOOOO Bashkia! ALOOO Qeveria! ALOOOO Policia ! ALOOOO Prokuroria! ALOOOO IKMT! ALOOOO SPAKU! ALOOOOOOO “ OPOZITA” u kthyet nga resorti i Golemit???
ALOOOOO Spurdhjake politikane e funderrina pushtetare!!!
Përgjigjuni ketij pallati GANGO me 7 kate pa leje ne mes te Tiranes
Ju dridhet dora te ngrini tel sa shihni numerin e ketij pallati cub eeeeeee???
Hapeni hapeni se nuk ju thote asgje me shume seç ju ka thene prej nje viti qe hedh shtat pa leje dhe pa pjerdh per ju fare se ju ka kaparos si prone pa vlere
Hapeni tel se edhe po ju tha ju dhj… ne koke me gjith leje, nuk eshte se keni turp apo dinjitet, ju letyra keni qene gjith jeten dhe ashtu jeni e me plehra do beheni derisa ti beheni pleh tokes
ALOOOO !ALOOOO !ALOOOOO!
JU DHJ…. Telefonat pra, thotë pallati GANGO i revoltuar”, shkruan Murrizi.