Ish deputeti i PS, Fidel Ylli është zgjedhur president i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH). Ylli mori 40 vota, e ndërsa kundërshtarët e tij. Vojo Malo mori 12 vota, Martin Bina 4 vota teksa 1 votë u shpallë e pavlefshme.
Kush është Fidel Ylli
Fidel Ylli, i lindur në 1962 në Tiranë, prej dy legjislaturash (VII dhe VIII) është deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Qarkun e Beratit. Ai ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike e Sporteve “Vojo Kushi” Tiranë, si dhe Master në Menaxhim dhe Administrim Biznesi.
Mban titullin Kampion Kombëtar në sportin e mundjes dhe të xhudos. Mban titullin “Mjeshtër i Sportit”. Përveç pasionit për sportet, artet dhe kulturën, pasione të cilat ai i ndjek edhe sot, që nga viti 1994 iu fut botës së biznesit, ku ka treguar që është i sukseshshëm. Në vitet 1990–1995 ka qenë trajner i ekipit SK Dinamo, por edhe Ekipit Kombëtar të Mundjes.
Nga viti 2000–2008 ka qenë anëtar i KOKSH, Shef Misioni dhe Shef Delegacioni në dy Olimpiadat 2004, 2008. Nga 2009 e në vijim është Kryetari i Grupit të Punës për Reformën në Sport, projektet e së cilës kanë filluar të duken me fillimin e ndërtimit të qendrave olimpike, si Tirana Olimpik Park dhe Qendra Olimpike në Korçë etj. Relator i Ligjit për Sportin.
Ai është anëtar i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvendin e Shqipërisë që nga 2009. Është anëtar i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga viti 2006.