osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fida Osmani, gjyqtarja me dy emra që i zhvillon seancat në avion! “Pagëzoi” Kajmakun kryebashkiak: Vetingu po i heton pasurinë e dyshimtë

Fida Osmani, gjyqtarja me dy emra që i zhvillon seancat në avion! “Pagëzoi” Kajmakun kryebashkiak: Vetingu po i heton pasurinë e dyshimtë

Njihet ndryshe edhe si ‘gjyqtarja që i dha mandatin Kajmakut’, pasi në gusht të vitit 2019, vendosi të zyrtarizonte Agim Kajmakun në krye të Bashkisë së Vorës, i cili doli fitues në zgjedhjet e 30 korrikut. Ajo është Fida Osmani, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Më herët, kolegia e saj Arjana Gunbardhi refuzoi t’i jepte Kajmakut mandatin dhe e dërgoi çështjen në Gjykatën Administrative. Historia e Kajmakut dihet. Një personazh me disa emra, me të shkuar të dyshimtë, i vetmi kryebashkiak shqiptar i shpallur në kërkim nga drejtësia, i arrestuar një vit më pas në korrik të 2020, ku u shtir sikur po i dhëmbte zemra sa për të lënë qelinë, ndërkohë që merrte tendera përmes gruas, kur ishte në arrati. Në Shqipëri nuk ka më vend për t’u çuditur.

60-vjeçarja nga Peshkopia, rezulton me dy emra. Emri i saj i parë është ‘Fidaie’, të cilin më vonë e ka e bërë ‘Fida’, nuk dihet për arsye estetike apo për rrethana të tjera.

Gjyqtarja Fida Osmani ka një karrierë të gjatë në gjyqësor dhe çuditërisht vijon të shërbejë ende në shkallën e parë, ndryshe nga kolegët e saj, që kanë ngjitur shkallët e gjyqësorit. Në dhjetor të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka nisur verifikimin e gjyqtares Fida Osmani për ligjshmërinë e pasurive të saj. Krahas pasurisë së dyshimtë, për të cilën do të japim detajet e plota në vijim,

Komisioni i Vetingut po shqyrton edhe një sërë denoncimesh mbi veprimtarinë e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës.

Edhe denoncimet do të jenë objekt i artikujve në vijim. Fida Osmani është një gjyqtare e pazakontë, pasi ajo disa nga gjyqet nuk i zhvillon në sallën e gjykatës, por duke fluturuar në avion.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është konsideruar nga SHBA-BE dhe opinioni publik si mburoja e korrupsionit dhe dallavereve në drejtësi. Megjithatë, KLD-ja, në vitin 2011, i kërkoi Ministrisë së Drejtësisë të procedonte Fida Osmanin, pasi kishte mashtruar me gjyqet. Thoshte se po bënte gjyqe, por në fakt ishte në udhëtim. Gjatë kontrollit të sistemit TIMS ajo rezultonte se ishte jashtë vendit, ndërkohë që në të njëjtën kohë, sipas procesverbaleve që ka firmosur vetë, figuronte se kishte zhvilluar procese gjyqësore.

Se si mund të zhvillohen gjyqet duke fluturuar këtë presim që gjyqtarja ta shpjegojë para Komisionit të Vetingut, gjithnjë nëse nuk jep dorëheqjen sapo t’i afrohet dita e llogaridhënies. Kaq për sot!/Pamfleti