Personi që shikoni në foton e mësipërme është Kostandin Pula, kryetar i Partisë Demokratike të Laçit dhe që është shfaqur mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion me studentët.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu, i cili ka postuar foton e Pulës pak para se emisioni Opinion të fillonte, si dhe foto nga momentet kur ai ka votuar disa ditë më parë për të zgjedhur kryetarin e ri për degën e Laçit.