Në një emision ku ka shpalosur 5 premtimet e tij të bujshme të fushatës më studion e Blendi Fevziut, Këlliçi ka folur edhe për shkollat.
Pas insistimit të Fevziut, ai më në fund pranoi se bashkia ka ndërtuar një numër të madh shkollash në kryeqytet.
Fevziu nxori në ekran listën e shkollave të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës.
Në këtë moment Këlliçi u detyrua të pranojë se në Tiranë janë ndërtuar shkolla, por duke pretenduar se ato janë bërë nga Bashkia e Tiranës me fonde të Bashkimit Europian.
Kjo u kundërshtua nga moderatori dhe gazetarët e tjerë në panel. Fevziu tha se e rëndësishme është e shkollat janë bërë duke përmendur se shumë financime në Shqipëri janë bërë me fondet e BE.
“A ka shkolla Tirana çfarë lidhje ka ku i gjen lekët. Pse me çfarë i ka bërë Shqipëria gjysmat e punës? Me paratë e BE. Nëse një administrator qyteti gjen fonde për të ndërtuar është çështje e tij. Më thatë nuk ka shkolla, ja ku janë shkollat”, tha Fevziu.