Ajo është padyshim një nga aktoret më fantastike që ka prodhuar kinematografia shqiptare. Ka lindur më 13 nëntor të vitit 1948 dhe ditët e fundit ka festuar ditëlindjen e saj të 74.
Po flasim për Pavlina Manin, aktorja qe për brezin pas ’90-ës mbahet mend për serialin e famshëm “Njerëz dhe fate”, ndërsa për artdashësit më të vjetër në moshë kujtohet veçanerisht për interpretimin e jashtëzakonshëm në komedinë “Pallati 176”.
Por ku ndodhet sot Pavlina Mani? Në “Njerëz dhe fate” ishte roli i fundit i aktores Pavlina Mani, e cila pas mbarimit të xhirimeve të serialit u largua së bashku me familjen e saj drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo jeton në Amerikë prej më shumë se 16 vitesh dhe pamja e saj ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë. Një vit më parë, aktorja humbi bashkëshortin e saj regjisorin e njohur, Pirro Mani.