1xbet betist supertotobet
konya escort
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

Festohet Sulltan Novruzi, ja ritet tradicionale!

Festohet Sulltan Novruzi, ja ritet tradicionale!

Besimtarët bektashinjtë festojnë “Sulltan Novruzin”, një nga festat më të rëndësishme të tyre, ditëlindjen e të madhit imam Aliut.

Edhe këtë vit, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve në Tiranë priti besimtarë të shumtë të të gjitha moshave.

‘Njeriu i fortë është ai që di të fal’, tha në urimin e tij kreu i Bektashinjve Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj duke iu drejtuar besimtarëve me lutje për më shumë paqe dhe mirësi.

Për bektashinjtë kjo festë shënon fillimin e pranverës, moment reflektimi, shprese dhe ringjalljeje shpirtërore.

Në një shenjë të bashkëjetesës fetare në Shqipëri, Kryepeshkopi i sapozgjedhur i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, përcolli personalisht urimin e tij në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve.

“Si gjithmonë në të gjitha gëzimet jemi së bashku. Erdha për t’i uruar vëllezërve tanë gëzuar dhe për shumë vjet ditën e Sulltan Novruzit” tha ai në një urim për gazetarët e vendosur jashtë kryegjyshatës.

Politikanët gjithashtu nga Presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit Spiropali, Kryeministri Edi Rama dhe politikanë opozitarë uruan besimtarët.

“Ta përdorin këtë ditë të bukur dhe të gjitha ditët në vijim për të bërë mirë, për të qenë më pranë njerëzve në nevojë dhe për të treguar se nuk ka të keqe që nuk mposhtet dhe nuk ka errësirë që nuk ndriçohet”, shkroi Spiropali.

Një urim i veçantë erdhi edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë, me mesazhin e presidentit Donald Trump ku shkruhej: “Kjo traditë shekullore është një mundësi për të reflektuar mbi bekimet e vitit të kaluar dhe për të pritur pranverën me një frymë të re shprese dhe optimizmi.”.

Gatimi tradicional i Sulltan Nevruzit është byreku me 12 lloje barishtesh. Bimët e tokës simbolizojnë jetën e re që çel në pranverë dhe begatinë, brenda në byrek futet edhe një monedhë metalike.

Çfarë është Sulltan Novruzi

Fjala “Novruz“ do të thotë “Dita e re” (nga persishtja) dhe ’Sulltan’, është titull i lartë. Kjo ditë, e ka origjinën që herët. Në Shqipëri filloi të festohej që kur u përhap bektashizmi në shekujt XIV. Dita e Sulltan Novruzit përkon me ditën e lindjes së Imam Aliut një nga shenjtorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe, i pari i dymbëdhjetë imamëve. Prandaj kjo festë, për bektashinjtë përfaqëson një ditë të shënuar dhe më të bekuarën e vitit.

Gatimet për festën e Sulltan Novruzit

Dita nis me një gotë qumësht, i cili simbolizon lindjen e një dite të re. Ndërkohë ushqimet karakteristike janë byreku me 12 lloj të ndryshme barishtesh. Bimët e tokës simbolizojnë jetën e re që çel në pranverë dhe begatinë, brenda në byrek futet edhe një monedhë metalike.

Gatuhet përshesh me pulë ose mish qengji, qengji i pjekur, sultiash është ëmbëlsira karakteristike e kësaj dite, sepse përbëhet nga qumështi, që është simbol i qumështit të nënës, orizi që simbolizon drithërat, bollëkun dhe sherbeti që merret i kënduar në teqe.