Teksa Viti i Ri 2025 po troket dhe i vjetri po mbetet pas, pak para se të hapen shapmanjat dhe të shpërthejnë urimet dhe fishekzjarret, një urim të veçantë e ka pasur edhe kryeministri Edi Rama.
Nëpërmjet rrjetit social Facebook, ai uroi shqiptarët me një video krejt të veçantë, ku e nisi me një ecje në hollet e institucionit, një pamje mesazh domethënës (struktura e re e sapondërtuar në oborrin e Kryeministrisë), për ta mbyllur me një urim të ngrohtë, ‘për shëndet, mbarësi dhe gëzime në familjet e shqiptarëve’.
Por pa harruar vitin që mbeti pas, me “ngjitjen e Shqipërisë në majë” dhe për të ardhmen me ngjitje akoma më lartë në këtë majë.
Mesazhi i kryeministrit Edi Rama:
“Ka një vit të tërë për t’u ngjitur dhe çdo vit e ka një ditë të vetme për të zbritur.
Këtë vit e kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë, po në vitin që po troket dhe në disa vite pas tij, do ta ngjisim në majën, ku do të qëndrojë edhe kur të gjithë ne të mos jemi më, aty ku gjendet shtëpia e madhe e Familjes së Bashkuar Europiane.
Por sot, për ne kalimtarët në këtë botë, është ajo dita e vetme për të zbritur dhe për të qëndruar me familjet tona, duke pritur Vitin e Ri.
Prandaj edhe unë sonte nuk do të bëj më shumë sesa t’ju uroj të gjithëve një Vit të Ri në ngjitje, me shëndetin top, me mbarësi e gëzime në familjet tuaja.
Gëzuar!”