osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fenomen i ri në politikë: Kukamçefti!

Fenomen i ri në politikë: Kukamçefti!

Nga Akil Ylli

“Teatri” i politikes shqiptare, sipas asaj qe mesuam nga vendimi i Shqupit, tani e tutje, do te “pasurohet” me nje “element” te ri, qe nuk ja ka ndi “bira” e veshit, “kembe” njeriu me pare. Dy “aktoret” protogoniste te saj, do ta zhvillojne aksionin politiko-dramatik, duke perdorur nje taktike te, pa eksperimentuar nga asnje gjeni i politike, dhe si zakonisht per here te pare ne vendin tone. E gjithe strategjia eshte e perqendruar tek nje loje e thjeshte feminore, qe vetem “kokave te ndritura” te opozites, mund tu shkonte ndermend, si opsion per tu adoptuar. Shpikja sensacionale ne versionin allashqup eshte, mbani vedin burra: Loja kukamçeftit.

Mazhoranca, ne perpjekje per te zhvilluar aktivitetin normal, qeverisjen e vendit, me qellim qe te evitoje protesten e dhunshme te ideuar nga “kapot” e opozites, te cilet kishin parajmeruar, se do ndersenin taborret dumbambiste, spostoj diten e seances se Parlamentit, ne menyre qe te shmangte dhe konfrontimin me forcat e rendit.

Por s’kishte qene e thene, sepse me nje gadishmeri te “admirushme”, vetem me nje “fishkllim”, opozita mblodhi taborret e doktorret para Parlamentit, me gjithe paisjet luftarake ne efiçence te plote dhe “hileja” mazhorances, ju “dogj” nder duar. Si shkuan gjerat me pas, dihet, eshte nje kronike e trishte, qe nuk i urohet askujte.

Dhe ishte “hilja” e mazhorances, ajo qe u be sebep te stimuloje mendjet e çartura te doktorrave t’opozites, te gjejne “çelsin e arte” te zgjidhjes. Shpejt e shpejt u mblodhen koke me koke e “shtrydhen” tere fantazin delirante, te gjenin diçka, qe tashti i mbrapa mos binin ne “kurthin” ngritur prej mazhorances. Mbas debatesh te shumta, erdhen ne konkluzion, qe loja e kukamçeftit eshte me efikasja, si per natyren e saj infantile, por dhe per eksperiecen e bollshme qe zoteron çdo antare i saj, sepse se paku çdo njeri prej tyre, nje here ne jete e ka kaluar ate sprove.

Nga e thena, ne te bere, zakonisht thuhet, ka ne mes nje dete te tere, mirpo jo gjithmone ndodh keshtu. Opozites sone i mjaftoj vetem nje hap per ta “kapercyer detin” dhe te nesermn shpallen diten e gjorulldis, por pa percaktuar oren kur do te mbahej. Dhe bash misteri i ores, hap dhe “siparin” e fillimit te lojes. Qe nga ky moment e deri me daten 5 Mars, opozita mbaroj se theni ritin “hapa dollapen” dhe eshte vene ne kerkim te gjeje, se ne ç’ore do te mbahet seanca e Parlamentit. Kuptohet qe shansi per te fituar anon nga mazhoranca, sepse ajo ka ne dore si “gurin” dhe “arren”, e mund ta vendose sipas rastit, si diten, si oren. Shtoji pastaj dhe mundesine e depistimit, qe mund te vendosin per “x” date e “y” ore mbajtjen e seances, dhe krejt pa prit me nje njoftim te ri, vendosin te mblidhen ne diten “c” dhe oren “z”.

O kuku moj nane! Mendoni ju se Lulashi, qe 7×7 i nxjerr 42, eshte ne gjendje ti jape “dum”, ketij ekuacionit te mesiperm? Mos e beni ate gaf! Ai i ka kalur te 40-at dhe akoma nuk ka mesuar dot, tabelen e shumezimeve, imagjinoni tani, sa kohe i duhet te mesoje algjebren. Pyyy, ma merr mendja qe kohen, duhet me e llogarit, me epoka.

Po telashet nuk mbarojne me kaq! Jo a te keqen! Perfyteroni se neper çfare “kalvari” duhet te kalojne taborret e “jeniçerve”! Yyyhaaa, alarm mbas alarmit. Jo ne daten 5, por me daten 6, jo ne oren 11, por ne 14. Mendoni se çdo te heqin te zinjte! Vishu, xhvishu, here armatosu, here çarmatosu. Perveç kesaj, ju duhet te bejne dhe gjumin “haram”, kushedi se deri kur. Mandej si dihet, kjo mazhoranc “kriminale” mund te loze me datat e oren si ti teket tash e pare, dhe at’here udhezimit kane per ti detyruar taborret te flene veshur, ne gjendje alarmi permanent, me keq se zboristat e Enverit. Megjithate shpresojme te mos ju ndodh ndonje aksident tragjik, sepse te flesh me molotova dhe kapsollo posht krevatit, ato nuk jane lodra femijesh. Ndihi Zot!

Nuk e di nese ky zhvillim i ri, eshte “frut” i çfrytezimit te aftesive strategjike te Nishanit dhe a ishte pikerisht kjo arsyeja e “katapultimit” te tij se fundmi? Por duke pare qe kjo “rruge” te çon direk e ne fund te “pusit”, ngado qe ta “sjellesh”, do te arrish ne perfundimin, qe eshte pikerisht ai, autori.

Ma forcon kete bindje shkrimi i tij i fundit, nje rezume qyqaresh per rrezikut euro-amerikan, nje paçavuru o te keqen vllaj, qe vetem nje idiot 24 karatesh mund te marre guximin ta konceptoje! Qe te ju bind per kete dhe duke menduar t’mos ju lendoj psiqikisht, kam shkeputur vetem nje fjali, pa i ndrruar asnje germe. Dhe ja çfare shkruan: Kongresi Amerikan (Voice of America), shumë më larg (në kontekstin gjeografik) ka mundur ta shoh dhe ta denoncoi blerjen e votave nga krimi i organizuar.

Oooo, ku, kuuu, kuku, Kongresi Amerikan, ( Voice of Amerika), njesoj! Oo Perendi e madhe, mi mbledh mendte! E kemi pasur dhe President te Republikes kete soj krijeset!

Pak dite me pare ne nje shkrim, beja ironi me ate, qe opozita mbeshtetej tek deshmite e “Babaleve” te trasmetuara nga VOA., nderkohe bente sikur nuk i degjonte paralajmeritet e ashpra nga ana e DASH-it, dhe shtoja, mesa duket ata e konsiderojne VOA-n, si Kongresin e SHBA-s dhe Biberajn per Presidend te Amerikes.

Mirpo qe te dilte nje idiot nga radhet e umaneve dhe te vertetonte qe ironia ime nuk ka te beje fare me ironin, por eshte nje e vertet e madhe , kete s’ma kishte marre mendja edhe sikur te ma thoshte “Nostradamosi” i radhes. Me duhet ta pranoj, kesaj here dola “huq”, duhet ta parashikoja qe mes nesh, ka dhe tutkune te ketij kallepi!

Sikur jeta te ndiqte “rrugen” normale per Nishanin, jam i bindur qe me aftesite dhe formimin e tij, do te perfundonte si mos me keq, oficer diku ne ndonje fshat te larget, por njekohsisht, ushtarevet dhe fshatarve atje, do tu ndriste “ylli”, ngaqe do te kenaqeshin, duke nxjerre “kujin” me te. Por jeta nuk i mori kete drejtim, sepse gjate “rrugtimit” fati e desh, qe ti bjere ne “sy” Qoftlargut, Kampionit te Poshtersis, i cili me “nuhatjen e forte” per te zbuluar mes miserjes umane, dalloj mizerjen perfekte, dhe “fluturim” e perfshiu ne organik, duke e shperblyer me nje karrier te atille, qe i ben “hije” edhe personaliteve me te shquara.