osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fëmijëria e trastave që “ulërinin” nga varfëria!

Fëmijëria e trastave që “ulërinin” nga varfëria!

Nga Shpresa Rupar

Jo shumë larg por deri para 25 vjetësh apo edhe 20 vjetësh ishin të rralla ato familje shqiptare që shkonin me pushime një apo dy javore, pushimet jashtë kufijve ishin thjesht një ëndërr. Ashtu si shumica e prindërve shqiptarë edhe prindërit e mi nuk i kishin këto mundësi.

Lumturia jonë pa kufi ishte kur shkonim disa ditë tek gjyshja, tezja apo halla, sidomos kur ndonjëri prej tyre jetonte afër detit.

Pushimet e verës i kalonim duke luajtur me fëmijët e pallatit apo të lagjes dhe kur na lejonin të shkonim në Vjosë hidheshim përpjetë nga gëzimi, pavarësisht se me ato duart apo supet e brishta ngrinim trastat me ushqime, trasta që ulërinin nga varfëria; trasta të mbushura me bukë, djathë, kastraveca, domate, bostan dhe në rastin më të mirë kulaçka në tigan.

Në ditë të tilla meraku më i madh i prindërve ishte frika se mos i ndodhte dikujt diçka dhe këshillat e tyre të përhershme ishin:

Kujdesuni për njëri-tjetrin.

Ndajeni ushqimin.

Ndihmoni më të vegjlit.

Dëgjoni fëmijët më të rritur.

Mos tallni njeri.

Këta prindër mes varfërisë na mësuan që jeta nuk është e lehtë, por ju mund t`ja bëni më të lehtë ditën njëri-tjetrit, na mësuan virtytet më të rëndësishme që si qenie njerëzore duhet ti kemi në jetën e përditshme; mirënjohja, bashkëpunimi, ndihma, sinqeriteti, ndershmëria.

Pavarësisht shkuljes së veshit kur bënim gabime, ata na donin pa aq sa duam ne fëmijët tanë sot por na lanë edhe hapësirë për të gjetur veten.

Po ne sot sa hapësirë ju lemë fëmijëve?

E bëj këtë pyetje pasi shpesh, shumë shpesh shoh fëmijë të mërzitur, të stresuar ndoshta disa prej tyre marrin edhe qetësues, pavarësisht se mund të kenë shkelur gjysmën e botës, pavarësisht se nuk ju duhet të ngrenë as pjatën e tyre nga tavolina.

Mos ndoshta jemi më shumë protektiv nga ç`duhet!

Mos ndoshta jemi vetë konfuz nga informacionet e ndryshme, shpesh informacione tepër çorientuese! Ndoshta ngatërrohemi aq shumë në këto informacione saqë nuk jemi më vetvetja!?!

Ndoshta në këtë vorbull kemi harruar t`ju mësojmë që gabimet janë normale dhe gabimet shpesh janë mësuesi më i mirë për jetën apo mos ndoshta ne si prindër sulmojmë më shumë nga ç`duhet njëri-tjetrin; mos ndoshta kërkojmë vetëm gabimet për të sulmuar partnerin/partneren apo thjesht mos ndoshta vetë si prindër jemi të tmerruar nga kritikat e të tjerëve dhe të njëjtin perfeksion që pritet nga ne e kërkojmë tek fëmijët!?!?

Duke kërkuar këtë perfeksion harrojmë që janë fëmijë dhe kanë shumë nevojë për këto eksperienca e lojëra fëmijërore, qoftë edhe të luajnë në baltë, le ti prishin atletet Puma, Adidas, le të bëhet aq pis sa ta kemi të vështirë ta dallojmë mes grupit, por thjesht ne si prindër apo kujdestarë le të mos hedhim baltë në shpirtin e tyre, le të mos i ngarkojmë me ato baltat tona që mbledhim gjatë ditës.

Mos ndoshta ju detyrohemi ti lemë të jetojnë këtë fëmijëri të pafajshme pa i ngarkuar me problemet e të rriturve (prindërit tanë problemet ia pëshpërisnin njeri-tjetrit në vesh).

Ndoshta me këtë protektivitetin tonë po ju vjedhim një nga kohët më të bukura të jetës!

Ndoshta më këtë egon tonë nuk po ju japim mundësinë të rriten dhe po ngelen bebe të përjetshme!

Shpresoj shumë që jo, pasi nesër këta fëmijë do jenë vetë prindër dhe edukimi i fëmijëve kërkon një njeri të kompletuar në çdo drejtim, jo perfekt por të kompletuar.

Unë thjesht si nënë, si bashkëshorte, si motër, si shoqe, si grua biznesi kam kuptuar që nuk mund të jem gjithë kohës e gatshme apo me butonin e shtypur “Aktive” sa herë më kërkon fëmija, puna, shoqëria…. dhe nuk ka asnjë gjë të keqe, as nuk dua të jem perfekte se perfeksioni është i mërzitshëm.

Por çka është më e rëndësishmja kam kuptuar thelbin e një të vërtete lakuriqe;

Duke pasur 100% vëmendjen tek fëmija (mirëqenia, shoqëria që zgjedh, çapkënllëqet që bën, tek “moset”, “duhet”, apo “s’duhet”,) në fakt nuk kuptojmë kur fëmija ka nevojë me gjithë mend për vëmendjen tonë.