Salvatore Cicalese, i quajtur Sal, është një djalë 5-vjeçar i cili jeton me familjen e tij në Arizona, në Shtetet e Bashkuara.
Ky fëmijë ka provuar të jetë një hero i vërtetë dhe tani që historia e tij po përhapet si zjarri nëpër internet, të gjithë po duartrokasin gjestin e tij të madh, transmeton ShkodraNews.
Një ditë, Jessica Penoyer ishte në shtëpinë e saj në San Tan Valley, kur dikush trokiti në derë.
Kur e hapi, pa fqinjin e vogël, Sal Cicalese, me motrën e tij të vogël në krahë.
“Ai po qëndronte përballe meje dhe kishte diçka në krah, së pari mendova se ishte një kukull”, tha Jessica Penoyer gjatë një interviste me ABC Arizona.
Por nuk kishte asnjë kukull, ishte motra e vogël e Salit, e cila ishte vetëm dy muajshe.
Në fillim, fqinja nuk e kuptoi se çfarë fëmija po përpiqej t’i tregonte asaj, por shpejt e kuptoi se po ndodhte diçka shumë serioze.
Jessica thotë se fëmija i tha: “Jo, nëna ime vdiq në dush. A mund të kujdesesh për ne? “.
Kur gruaja e dëgjoi këtë, menjëherë ajo thirri një ambulancë dhe vrapoi në shtëpinë e tyre, transmeton ShkodraNews. Për fat të mirë, ajo pa se nëna e fëmijëve nuk kishte vdekur, siç Sal po mendonte, por ajo kishte rrëshqitur në dush.
Dashuria e fortë për nënën dhe instinkti i pastër i këtij fëmije e bëri atë të vepronte shpejt. Të gjithë u impresionuan kur mësuan se çfarë bëri Sali i vogël vetëm në 5 vjeç.
Duke besuar se nëna kishte vdekur, fëmija menjëherë kuptoi se duhej të gjente dikë që mund ta ndihmonte.
Në një kohë të shkurtër erdhi ambulanca dhe stafi mjekësor u kujdes për nënën e Salit, e cila arriti të shërohej.
Por nëse nuk do të kishte qenë për djalin e saj 5-vjeçar, ndoshta historia do të kishte një tjetër fund.
Gjesti i pabesueshëm i Salit nuk ka shkuar pa u vënë re.
Fëmija u emërua “zjarrfikës nderi” dhe i dhanë atij një diplomë dhe një përkrenare të bukur të kuqe.
Zjarrfikësit dhe personeli i ambulancës tani duan të japin shikueshmëri për këtë histori, në mënyrë që çdo prind të mund të flasë dhe t’u shpjegojë fëmijëve të tyre se çfarë duhet bërë në rast urgjence.
Më poshtë videoja është në anglisht, por ju mund të shihni lumturinë e Salit të vogël, ndërsa atij i është dhënë diploma dhe përkrenarja:
Çfarë mendoni për gjestin heroik të Salit të vogël? Lini një koment dhe mos harroni të ndani këtë histori me miqtë tuaj për t’iu kujtuar atyre se sa e rëndësishme është t’u mësojnë edhe të vegjëlve se si të sillen në raste urgjente. Përshtati: ShkodraNews