Pasojat e sulmit të një nate më parë në godinën ku ndodhet Senati dhe Kongresi Amerikan po vijojnë edhe sot. Policia po vijon me arrestimet e personave që sulmuan godinën e njohur si Kapitol.
Policia në një deklaratë ka bërë me dije se kishin arrestuar edhe 14 të dyshuar të tjerë në lidhje me trazirat dhe akuzojnë qytetarët se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në ndërtesë.
Në një konferencë shtypi, shefi i Departamentit të Policisë Metropolitane Robert Contee tha se shumica e arrestimeve kishin të bënin me shkelje të orës së ndalimit të Kryetarit të Bashkisë Muriel Bowser.
Disa të tjerë u arrestuan me akuza në lidhje me mbajtjen e armëve të zjarrit pa leje. Po ashtu mësohet se hetimet i ka marrë në dorë FBI dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ndihmojnë të identifikojnë sa më shumë persona që kanë marrë pjesë në sulmin e së mërkurës.
FBI i ka kërkuar publikut të paraqesë imazhe dhe video, për të ndihmuar agjentët të identifikojnë njerëzit që “nxisnin në mënyrë aktive dhunë“.
Kryebashkiaku Bowser tha se policia synon gjithashtu të kërkojë ndihmë nga publiku për identifikimin e protestuesve, shumë prej të cilëve pozuan brenda ndërtesës së Kapitol dhe mund të shihen në video në mediat sociale pasi nuk ishin të maskuar.