osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

FBI rol kyç në goditjen e të korruptuarve dhe zbulimin e parave të fshehura të zyrtarëve, politika ka filluar të dridhet

FBI rol kyç në goditjen e të korruptuarve dhe zbulimin e parave të fshehura të zyrtarëve, politika ka filluar të dridhet

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke e ndalur theksin tek reforma në drejtësi, ngritja e SPAK dhe marrëdhëniet opozitë-mazhorancë. Gjatë një interviste për gazetën “Sot”, zoti Klosi shprehu bindjen se me ngritjen e SPAK do të nisë goditja ndaj pushtetarëve të korruptuar, pasi sipas tij, lufta ndaj këtij fenomeni dhe Struktura e Posaçme Anti-korrupsion do të asistohen nga ndërkombëtarët, sikundër është FBI.

Duke komentuar reformën në drejtësi dhe ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, ish-numri 1 i SHISH deklaroi se shumë politikanë kanë filluar të dridhen nga ky fakt. Sa i takon parave të pushtetarëve të korruptuar, të cilët i kanë fshehur jashtë, Klosi deklaroi se misioni i SPAK dhe agjencive të tjera ligjzbatuese për t’i gjurmuar dhe konfiskuar ato nuk është një mision i pa mundur.
-Zoti Klosi, këshilli i Lartë i Prokurorisë ka piketuar 15 anëtarët e Struktura e Posaçme Anti-korrupsion. Duke qenë se janë të njëjtët prokurorë që kanë luftuar deri sot krimin e organizuar dhe korrupsionin, do të ketë një gjë ndryshe nga SPAK?
Sigurisht që do të ketë. Natyrisht është e rëndësishme që midis tyre të kishte dhe njerëz të rinj, por megjithatë kjo nuk është më e rëndësishmja. E rëndësishmja është që ata e njohin ligjin. Ata e dinë se përse do të punojnë, e dinë se sa e rëndësishëm është Struktura e Posaçme Anti-korrupsion. Kështu që unë besoj se do të dinë të bëjnë detyrën e tyre.

-A ka politikanë që kanë punuar apo po punojnë kundër reformës në drejtësi dhe a ndihen ata të shqetësuar nga kjo reformë?
Sigurisht. Ka dhe unë besoj se ka shumë politikanë të shqetësuar nga reforma në drejtësi. Kjo reformë natyrisht e rëndësishme ishte për vetë sistemin e drejtësisë. Aty doli nevoja e vërtet për të rinovuar sistemin meqenëse drejtësia nga i gjithë populli ishte konsideruar si institucioni ose pjesa e shtetit që ishte më e korruptuara. Por për politikanët natyrisht kanë përfituar nga mundësitë që iu jep pozita që kanë pasur, lidhjet që krijohen nga ajo pozitë, etj. Kështu që me siguri që ka politikanë që i tremben reformës në drejtësi, madje iu takon të tremben. Pastaj koha do të tregojë se sa të zotë do të jenë prokurorët e SPAK për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sa i takon pyetjes së a po punojnë në prapavijë kundër reformës në drejtësi, nuk besoj. Por mendja ta do që po. Sigurisht, që deri sa janë politikanë që kanë pasur poste të rëndësishme, nuk janë njerëz të pazotë dhe nuk janë njerëz që nuk kanë lidhje që nuk kanë mundësi të punojnë kundër reformës. Por problemi, të paktën këtë bindje kam krijuar unë se në këtë fazë problemi ka dalë nga duart e politikës. Politika e ka bërë punën e vetë, politika i aprovoi dhe votoi të gjitha ligjet e nevojshme për të realizuar reformën në drejtësi. Kështu që, politikanë s’kanë më në dorë që të influencojnë mbi reformën. Tani problemi është në dorën e njerëzve të drejtësisë, se sa me dinjitet janë ata, sa me personalitet janë ata, në mënyrë që t’i përballojnë presionet e politikës.

-SPAK dhe BKH do të asistohen nga FBI dhe ekspertë ndërkombëtarë. Mendoni se falë tyre do të vijë dita e arrestimeve “Vip”?

Shiko unë nuk them dot arrestime “Vip”. Por them që SPAK-u do të bëjë punën e vetë dhe misionin për të cilin është krijuar. Domethënë duke pasur në radhët e veta njerëz me eksperiencë në vendet e tyre dhe që në një farë mënyre nuk kanë njohje këtu, nuk kanë lidhje, nuk kanë ato që zakonisht i kanë shqiptarët që kufizojnë, pasi vend i vogël jemi, ne njihemi të gjithë me njëri-tjetrin. Kështu që, duke mos e pasur këtë dhe janë të çliruar nga ky ambient nga ky presion, unë them që FBI dhe ekspertët ndërkombëtar do të ndihmojnë goxha, që Struktura e Posaçme Anti-korrupsion. Unë mendoj që SPAK-u të bëjë punën e vetë. Pastaj do të vijë puna tek arrestime “Vip”, s’do vijë, unë uroj që SPAK të bëj punën dhe të bien në rrjetën e tij të gjithë ata që e meritojnë. Pra, janë peshq të mëdhenj apo jo, nuk ka rëndësi.

-Ju keni qenë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe në jo pak raste ka pasur akuza se zyrtarë të ndryshëm kanë fshehur pasuri jashtë vendit. Se e lehët do të jetë të identifikohen pasuritë e zyrtarëve të korruptuar?

Shiko nuk do të jetë e lehtë, por nuk është e pamundur për të identifikuar pasuritë e zyrtarëve të korruptuar jashtë vendit. Sigurisht që nuk është e lehtë. Kjo pasi ka një gjë, ata njerëz ose më saktë ata zyrtarë që kanë fshehur pasuritë nuk janë njerëz të thjeshtë, në kuptimin që për sa kohë kanë arritur në nivele të larat në politikë, administratën shtetërore, apo instancë tjetër të shtetit. Sigurisht, ata kanë meritat e tyre dhe këtu vlen një fjalë e urtë e popullit, i cili thotë: “Di të vjedhësh, di. Di të fshehësh, nuk di, pra mos vidh”. Domethënë ata që kanë vënë dorën në pasurinë e shtetit ose që janë të korruptuar duke marrë dhe dhënë ryshfete nga biznesmenë të pandershëm, nga kriminelë, etj. Ata përpara e kanë menduar se si do t’i fshehin pasuritë e tyre. Kështu që, procesi është një proces i vështirë. Por megjithatë nuk është i pamundur. Implikimi i partnerëve tanë shumë të rëndësishëm sikundër janë amerikanët dhe evropianët, e lehtëson këtë problem dhe bëhet më e lehtë identifikimi i pasurive të të korruptuarve. Kjo edhe nisur nga fakti që ka kohë që në sistemin bankar kanë ndryshuar shumë rregulla dhe shumë ligje sa i takon llogarive të pa prekshme. Kështu që, unë besoj se nuk ka asnjë të pamundur në këtë pikë.

-A duhet të ketë drejtësi për dosjet që janë mbyllur politikisht?

Sigurisht! Por duhet të dini një gjë se nuk ka gjë të mbyllur tani. Absolutisht nuk ka asgjë të mbyllur. Kështu që, drejtësia do flasë edhe për to.

-Mendoni se mazhoranca do t’i shkojë deri në fund shkarkimit të Presidentit Ilir Meta nga detyra?

Nuk di ta them këtë gjë. Megjithatë, shkuarja deri në Komisionin e Venecias i bie që ta largojë problemin nga zgjidhja. Kështu që, nuk e quaj se meqenëse ka shkuar në Venecia do të bëhet. Mendoj se është lënë për të fituar kohë edhe për të marrë një opinion ndërkombëtar. Pra, e shtyn problemin.

-Si e shihni situatën në Partinë Demokratike, a vijon Berisha të bëjë ligjin ende në këtë parti?

Edhe pse unë nuk e njoh Partinë Demokratike nga brenda, besoj që po. Të paktën nga çfarë shohim nga jashtë për PD-në, unë besoj që po. Në Partinë Demokratike nuk bëhet asgjë pa dijeninë e Sali Berishës.

-Po distancimin e kreut të PD, Lulzim Basha nga Presidenti Ilir Meta. Sikundër është çështja e dekretit, si e shihni?

Ky distancim i Bashës nga Meta është një lëvizje dhe strategji taktike. Meqenëse ai thotë se nuk hyj në zgjedhje pa largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që presidenti thotë se data kur duhet të mbahen zgjedhjet vendore është 13 tetori dhe nuk e prek aq fortë largimin e Ramës, duke qënë se kreut të shtetit nuk i takon të përfshihet në këto çështje. Kështu që, ky është një distancim taktik. Unë dëgjova sot (dje) një njeri të Partisë Demokratike diku në një studio televizive që tha se jemi gati që të diskutojmë por mbetej gjithmonë me atë që duhet të ikë Rama nga kryeministër. Kështu që, nga kjo pikëpamje do të ketë një diferencë Basha dhe Meta. Kjo është e gjitha.

Intervistoi:Rigels Seliman