Giorgio Chiellini ndaloi me një faull të vrazhdë të riun Bukayo Saka, kur ky i fundit i shpëtoi mbulimit të mbrojtësit në vijën anësore.
Juventini e tërhoqi nga jaka e fanellës, duke e përplasur në tokë 19-vjeçarin, moment që provokoi shumë “meme” në rrjetet sociale.
Shumica e “meme”-ve tregojnë Chiellinin duke shpëtuar lojtarin e Arsenalit nga situata të ndryshme të rrezikshme, madje në njërën prej tyre 36-vjeçari shihet si Superman, duke mbajtur adoleshentin që të mos bjerë në tokë.