osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Fatziu i ditës, Fatmiri i natës dhe… Picirika” (Video)

“Fatziu i ditës, Fatmiri i natës dhe… Picirika” (Video)

“Trimi i republikanëve” dhe “frika e demokratëve”, ja nisi shtruar valles greke duke shfrenuar komplet trupin e n’trashur ca nga ushqimi i bollshëm dhe ca nga zullumet që i kanë bllokuar vit pas viti arteriet.

 Andrea Danglli

Ende pa u pastruar mirë sheshi nga përplasja e protestuesve me policinë, ende pa ikur plotësisht tymi i flakadanëve të hedhur, ende pa u shuar flaka e revoltës së brendshme, ende pa u analizuar ngjarja me hollësi, ende pa mbërritur në shtëpi tubuesit fukarenj të ardhur nga rrethet, ende pa u dëgjuar bilanci i zhvillimeve, ende pa u shëruar plagët e 11 policëve dhe 1 protestuesi në spital, ende pa u tharë ato pika gjaku nëpër rrjetat e Ministrisë së Brendshme, ende pa ju tretur mirë bërxolla e drekës në Rogner, Fatmir Mediu e rifilloi jetën sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

“Trimi i republikanëve” dhe “frika e demokratëve”, ja nisi shtruar valles greke duke shfrenuar komplet trupin e n’trashur ca nga ushqimi i bollshëm dhe ca nga zullumet që i kanë bllokuar vit pas viti arteriet.

Hoqi kollaren firmato, harroi rrëfimet e hallexhinjve që kishte dëgjuar gjatë mesditës, nxorri nga mendja fjalimin e fortë të kryeopozitarit, fiku celularin e shtrenjtë dhe mu nën hundën e ambasadorit amerikan, presidentit dhe ajkës disi të prishur të Tiranës, nisi të argëtohet në darkën zyrtare sikur bota ishte krejt e tija. ( Dhe doemos e tillë është për të )

E tundi dhe e shkundi, e drodhi dhe e dogji, e dendi dhe e treti pa ndrojtje, frikë apo turpe duke përcjellë mesazhin se ndjehet më i lumtur se asnjëherë tjetër. Po mirë bën!

Të drejtë ka që dëfrehet dhe ne “maskarenjtë” s’kemi pse shfryjmë inate duke u marrë me gjendjen e tij emocionale. Është e natyrshme që gëzimi i madh të gjenerohet brenda tij dhe ne shqiptarët e “pagdhendur” që besojmë ende tek idealet, duhet ta mirëkuptojmë drejt.

Ai ka arsye që të festojë dhe kjo shfaqje nën ritmin e këngës “Picirika” është më e pakta për të demostruar gazin vetjak. Në një vend ku drejtësia mungon dhe politika është një bushtër e ndyrë që nuk le shtrat pa kaluar natën dhe ditën, edhe mëkatari më i madh mund të bëhet mbret.

Pse nuk u dashka të festosh kur i shpëton burgut të shtetit, qelisë së moralit, hekurave të paragjykimeve dhe dredh belin para atyre që u lodhën duke kërkuar “peshq të mëdhenj” dhe në fund shohin se ndryshe nga vendet e tjera këtu tek ne peshkatarët dhe kafshët kurrizore të ujërave të ëmbla dhe të kripura janë miq…

Çdo njeri që e mendon të nesërmen parimisht duhet të jetë i dashuruar me protestat pasi sidoqofshin ato shërbejnë si serum për demokracinë e vendit. Mua vetë më pëlqen kur ka reagime në çdo rast, i dua njerëzit që rebelohen me sistemin (edhe nëse janë të vetëm), frymëzohem nga tubimet dhe përkrah aq sa mundem çdo zhvillim të tillë që mendoj se ka nevojë për zërin tim. (majtas, djathtas, qendrës, apo grup civil qoftë).

Por më 26 maj Fatmiri i ditës nuk mund të jetë i barabartë me Fatmirin e natës. Rrjedhimisht s’mund të jetë njësoj me ata që transportohen në Tiranë për të sjellë një jetë më të mirë dhe jo për t’i përdorur si “sqeparë” për të hequr një Fatmir dhe për të sjellë një Fatmir tjetër.

Më 26 maj ai që me zor arrin të shtyjë muajin s’mund të barazpeshohet me Fatmirin e natës, as ata që shtrijnë dorën mbi trotuar dhe përleshen me policët, as ai bujku që hedh kanaleve djersën e një viti të tërë, as ai hallexhiu i fshatrave që jeton mesjetën e kohëve moderne, as ai nënpunësi i thjeshtë që kyç gojën se ka frikë për vendin e punës, as ai që kallot e duarve druhet t’i verë mbi një filxhan kafe se s’ka para. Kjo është Shqipëria përtej korridoreve hipokrite të politikës që klith dhe s’dëgjohet.  Unë jam i bindur që ne do vijojmë të protestojmë. Mirë apo keq ne duhet të reagojmë dhe ky është kontributi më i pakët pozitiv që mund të japim për vendin.

Por nëse na takon të jemi krah njerëzve që natën janë “krimba” dhe ditën bëhen “flutura”, këtë nuk e di ashtu siç s’e kuptoj nëse duhet të mbështesim ata që në opozitë janë flutura dhe mazhorancë bëhen krimba apo, me pushtet janë krimba dhe pa pushtet bëhen flutura.

Këto shënime mu ngulën në tru si pyka çeliku teksa ndiqja “ballon e mbremjes”, ku më herët raportova nga afër protestën.  Mendime të çuditshme më përshkuan trurin e lodhur  gjatë agimit të freskët kur moti nazeli lëshonte shkëndija dhe gjëmime mbi Vorën e afërt.

Atje mbase dikush hyri nën kuvertë plot panik, një tjetër përqafoi me ankth bashkëshortin, njëri shkoi me vrap në shtretërit e fëmijëve të përgjumur dhe të tjerë u pushtuan nga kujtime të kobshme.

Ndërsa ai, heroi që tallet me drejtësinë, që pështyn mbi viktima dhe kërcen mbi kufoma, nisi rrugën drejt shtëpisë luksoze duke mbajtur mendjen tek nata e paharrueshme me vampirët e natës dhe engjëllorët e ditës.

Ndaj, sot Medi i dashur po ta them me zemër: Bravo dhe të lumtë o burrë i dheut. Mirë të na i bësh neve që jemi të rinj, dhe baballarëve tanë që të kanë duruar ty dhe 1001 Fatmirët e tjerë në opozitë apo mazhorancë qofshin.

Siç e ka thënë aq bukur Ali Asllani në një poezi të tij: “Hani, pini dhe rrëmbeni”, veçse ndryshe nga poeti unë besoj se vulë të zezë mbi ballin e tyre s’ka dhe as ka për të pasur ndonjëherë në këtë jetë. Në portat e botës tjetër se di, mbase Zoti ka mëshirë. Mbase…