Ish kryeministri Fatos Nano është mjaft aktiv në rrjetet sociale. Së fundmi ai ka publikuar një foto me bashkëshorten Xhoana, teksa po nisen në një udhëtim.
“Po largohemi nga të përditshmet e Shqipërisë, nga polititika dhe nga bota mediatike, për të qendruar në qetësi. Ju përshëndes” , shkruan Nano pa specifikuar destinacionin.
Pas largimit nga skena politike, çifti me sa duket shijon rehatinë.
Fatos Nano dhe bashkëshortja, Xhoana, u kurorëzuan më 9 nëntor 2002. Nano ishte divorcuar nga ish-bashkëshortja e tij, Rexhina, në 2001-shin, pas një martese që zgjati 27 vjet dhe fryt i saj qenë dy fëmijë, që tashmë edhe ata kanë familjet e tyre. Kryeministri, atëherë 50 vjeç, u martua sërish, me një ceremoni në Kishën Ortodokse të Tiranës me Xhoanën, që ishte 29 vjeçe.