Reagojnë për herë të parë familjarët e Fatos Nano të cilin pohojnë se ish-Kryeministri Socialist nuk ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndryshe nga sa raportuan mediat në vendin tonë.
Sipas burimeve të Top Channel: “Fatos Nano është paraqitur në spital të premten për shkak të një problemi në mushkëri, por ai është jashtë rrezikut për jetën”. Bëhet e ditur se ish-kryeministri Fatos Nano vuan dhe nga diabeti.
Nuk është hera e parë që media të ndryshme kanë aluduar në momente të caktuara se ish-kryeministri është i sëmurë dhe ka cerozë në mushkëri. Për pak javë, pikerisht më 16 shtator, Fatos Nano feston 71-vjetorin e lindjes.