Deputetja e PS Elisa Spiropali në debatin me analistin Fatos Lubonja në emisionin e gazetares Eni Vasili, perdori ironine kur tha se “nuk do i përgjigjem hetuesisë se “Studios së Hapur”.
Spiropali ka shkembyer replilka me Lubonjen ne lidhje me numrin e shqiptareve qe ikin dhe kerkojne azil ne vendet e BE.
Lubonja: Në qeverisjen tuaj kanë ikur më shumë se në cdo kohë tjetër dhe për këtë ju duhet t’i vini gishtin se pse ikin. Doli që Shqipëria ishte vendi i dytë në botë më duket për banorë që marrin shtetësinë evropiane.
Spiropali: Cfarë lidhje ka kjo?
Lubonja: S’është halli se po hyjmë ne në Evropë, po ikin shqiptarët në Evropë. Shqipëria po boshatiset.
Spiropali: Janë shqiptare që kanë ikur ndër vite, c’lidhje ka kjo
Lubonja: Të solla vetëm këtë shembull që lidhet edhe me qeverisjen e mëparshme.
Spiropali: I dini të dhënat e fundit? Rënien e numrit të azilantëve, ka një rënie të theksuar të rënies së numrit të azilanteve nga Shqiperia.
Lubonja: S’kam ndërmend të bëj debat tani por unë i kam parë këtio shifra dhe shkaqet që të hyjë Shqipëria në BE është gjeopolitike mos i gënjeni shqiptarët, se edhe kur hyri Shqipëria në NATO Berisha thoshte festë e madhe, por edhe negociatat është një gjë as duhet ta përmendni fare e jo të thoni se ne s’duhet të flasim fare se kjo po dëmton futjen e Shqipërisë në BE.
Spiropali: Unë sfola për ju, por për një përpjekje të organizuar opozitare në këtë fazë, e thonë dhe përfaqësuesit e BE që janë të pataksur.
“Unë sështë hera e parë që e dëgjoj zotin Lubonja dhe ai ka këndvështrimin e tij mbi mënyrën se si qeveriset apo si funksionob Shqipëria. Unë kam një analizë tjetër, por në gjithë këtë politkkë ne nuk ka gëzon asfare konflikti me opozitën, nuk e shohim si një mjet që ushqen nevojën tonë për të qenë në pushtet”, tha Spiropali ndër të tjera.