Fatos Lubonja ka përdorur një përshkrim të Faik Konicës, për Edi Ramën:
“Edhe pas një shekulli nuk mund të mos ndalesh në këtë përshkrim për të kërkuar natyrën e këtij “dheu” ku mbilulëzon fara e keqe e “tiranëve dhe vagabondëve”, e “aventurierëve të dehur me ambicie, të ndezur nga etja e pasurisë, të tërbuar nga lakmia e fuqisë dhe e arit”.
Kur shikon Edi Ramën e kujton edhe paraardhësit e tij, thua se asgjë nuk ka ndryshuar që prej asaj kohe”, shkruan Lubonja për “Panorama”.
Ai vijon akuzat ndaj Ramës, dhe për t’i bërë më të besueshme, përmend edhe Berishën dhe Nanon, por lë jashtë Lulzim Bashën, edhe pse ky i fundit i është shmangur gjyqit për vjedhjen e më shumë se 200 milioën eurove është dora e zëzë e shtetit që vrau katër qyetarë në rrugën e tyre, është një hajdut me pasuri të dyshimta miliona euro dhe të pa justifikuara, i akuzuar për disa vepra penale, deri tek lobimet me rusët në SHBA me para që akoma nuk ka dhë llogari para ligjit për burimin e tyre.
“Pas Luftës së Dytë dolën tiranë dhe vagabondë edhe më të shfrenuar se ata që ka pasur parasysh Faiku, si Enver Hoxha me shokë, që e kthyen Shqipërinë në një burg deri në vitin 1991.
Mjaft të kesh parasysh se edhe pas asaj tragjedie, shqiptarët nuk mësuan, por prapë nxorën në krye të tyre aventurierë të dehur edhe më rëndë se në kohën e Faikut, me ambicie të ndezur edhe më keq nga etja e pasurisë, të tërbuar edhe më shumë nga lakmia e fuqisë dhe e arit, si Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama me shokë, që ua kanë bërë jetën aq ferr shqiptarëve, sa sot më shumë se gjysma e tyre duan të lënë vendin”, shkruan Lubonja, që “harron” të përmendë Bashën.