osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fatos Lubonja: Edi Rama, ky shtatlartë paqësor që godet veç me fjalë e ngjyra. Zoti e shpëtoftë Berishën!

Fatos Lubonja: Edi Rama, ky shtatlartë paqësor që godet veç me fjalë e ngjyra. Zoti e shpëtoftë Berishën!

Fatos Lubonja prej vitesh është njeriu që sulmon e akuzon papushim Edi Ramën.

Por, jo gjithmonë ka qenë kështu.

Ka qenë një periudhë kur ata kanë qenë shumë miq dhe Lubonja thurrte laved për Ramën, para se të prisheshin për, siç thuhet, një nder që Rama nuk ia bëri Lubonjës kur ishte kryebashkiak i Tiranës.

Më poshtë po sjellim një shkrim të Lubonjës të botuar në vitin 1997 në Kohë Jonë, kur kamikazët e Sali Berishës masakruan Edi Ramën.

Shkrimi i Lubonjës

Parmbrëmë natën, kapuçonë të zinj goditën barbarisht me leva e doreza hekuri Edi Ramën dhe mikun e tij, piktorin dhe pedagogun e Akademisë së Arteve, Vladimir Myrtezai, teksa ktheheshin në shtëpi. Opinioni publik, veçanërisht ai intelektual, u rrëqeth dhe u trondit shumë thellë nga kjo ngjarje. U trondit sepse e do Edi Ramën, artistin dhe njeriun karizmatik që në vitin 90 e shndërroni sallën e Akademisë së Arteve në vendin e parë të tubimeve antikomuniste të rinisë universitare, intelektualin që i ka qëndruar koherent idealeve të atyre viteve dhe që ka goditur ashpër prirjet e neokomunistëve, me në krye Sali Berishën, për ta kthyer vendin në ato kohëra të zeza.

Por opinioni nuk u trondit vetëm për këtë. Ai u trondit edhe sepse, me rënien e piramidave mashtruese, vendi ndodhet në gjendje krize të rëndë ku njerëzit po presim me frymën pezull se çfarë zgjidhje do t’i japin forcat politike qorrsokakut tragjik ku na kanë futur. Me goditjen barbare të Ramës i cili është edhe njeri i rëndësishëm politik, të gjithë ndjenë se pushteti ka zgjedhur rrugën më të mbrapshtë e më të ulët, atë rrugë që i ka bërë shqiptarët historikisht vrasës të njëri-tjetrit. Si është e mundur që njerëzit nuk u kujtuan të godisnin ata që i kanë vjedhur me mijëra dollarë, por gjetën kohën ta ngrenë dorën kundra shtatlartit paqësor Edi Rama, i cili di të godasë vetëm me forcën e ngjyrës dhe të fjalës?!

Nuk është e vështirë të merret me mend se kush i nisi ata muskuj pa tru në orët e vona të natës në apartamentin e Edit në fund të Tiranës, në atë apartament të varfër një dhomë e një kuzhinë të cilin, së bashku me Delinën, ai e ka ndarë me Zaken piktorin e talentuar si pakkush tjetër?

Në mbrëmjen përpara se Edi të goditej isha me të në një restorant të qetë, ku mblidhen, pinë e kuvendojnë njerëz gjithfarësh, pozitarë dhe opozitarë, oficerë policie dhe intelektualë dhe ku të krijohet për një çast përshtypja se vërtet ka ardhur koha kur mund të jetojmë në paqe pranë njëri-tjetrit edhe pse të ndryshëm. Po bisedonim për fatet e vendit tonë. Ai më foli për një intervistë që kishte shkruar që në Francë dhe që nuk po e botonte pasi ngjarjet po rrokulliseshin aq shpejt sa ajo i dukej e vonuar.

Afërmendsh rrahëm edhe mendimet se si mund të kapërcehet, pa u përsëritur katrahura e viteve ’90 – ’91, situata që po krijon rënia e njëpasnjëshme e piramidave, dhe na u duk një punë tepër e vështirë. Veçanërisht duke patur parasysh konsekuencën në aventurizëm dhe dhunë të atyre që na e kanë gatuar. Të nesërmen, pasi mora vesh lajmin e zi, shkova ta shikoj, dhe nuk i mbajta dot lotët përpara fytyrës së tij të masakruar.

O zot, çfarë përbindëshash ka kjo botë!! Pas një ore i kërkova Delinës intervistën. Fillova ta lexoj dhe, ende pa e mbaruar, më pushtoi pyetja: si është e mundur që pushtetet shqiptare gjithherë kanë vrarë dhe burgosur mendjet e tyre më të ndritura? Kur do të vijë ajo ditë që njerëz si Edi Rama dhe Vladimir Myrtezai, të cilët vërtet e nderojnë kombin me talentin e tyre, do të respektohen më në fund edhe nga pushtetet? Janë pyetje që i kemi shtruar dhe i kemi rishtruar sa herë. U është rikthyer edhe Edi në intervistën e tij të fundit. Këtu do të doja t’i përgjigjesha pikërisht nëpërmjet gojës së tij, veçse më duket disi e vështirë pasi stili i tij i mirënjohur, sikur nuk i shkon kësaj gjendjeje që na ka krijuar goditja e tij. Edhe nga stili ai kuptohet se është njeri paqësor, njeri që shkruan me një ironi dhe sarkazëm të gëzuar, me ironinë e njeriut të lirë që hedh valle rreth të vërtetës, ku edhe ata që i urren nuk i vret, por i tall.

Por meqënëse Edi shpejt do të jetë shëndoshë e mirë dhe mund t’i them, ashtu siç u thoja dikur miqve të burgosur kur dilnin nga ndonjë fatkeqësi “Të shkuara”, besoj të më lejojë të përdor fragmente nga intervista e tij për t’ia prurë edhe një herë publikut Edi Ramën, njeriun që, jam i bindur, shumica e shqiptarëve e do me gjithë shpirt. I pyetur se si e gjykon gjendjen në Shqipëri ai jep një përgjigje e cila më duket se përmban edhe përgjigjen e pyetjes mbi atë çka i ndodhi: Qëkur s’mbahet mend situata në Shqipëri është po ajo, një rrumpallë e krijuar nga një tufë e paorientuar këmbësorësh, të cilët lindin, vdesin dhe prapë lindin pa u lodhur në një qorrsokak; hipin e zbresin Vargmalet e Gënjeshtrës, notojnë nëpër Lumenjtë e Frikës, zdërhallen nëpër Lëndinat e Mashtrimit Reciprok, dremisin nëpër Frëngjitë e Hakmarrjes, azdisen nëpër Pyjet e Marrëzisë, fluturojnë me presh nëpër Retë Imagjinare të Heroizmit, përzhiten nëpër Qyngjet e Injorancës, llokoçiten nëpër Baltën e Nënshtrimit, gremisen nëpër Honet e Dëshpërimit për t’u rishfaqur befas majë Mullarëve të Entuziazmit pa arsye, e kësisoj vegjetojnë në zemër të Kontinentit të Vjetër si dora e fundit që i mbijetoi Prurjes së Civilizimit.

Duke gjetur tek kjo “mbijetesë” oazin e Parajsës Tokësore, e të mbledhur grusht nën hijen e dendur të Palmave të Përtacisë, hipur mbi një Kolovajse Vetëpëlqimi të pashoq, bashkësia shqiptare ka arritur të mposhtë në shekuj çdo tundim për t’u zhvilluar mendërisht, për t’u ngritur moralisht, për t’u përsosur shpirtërisht e pse jo edhe fizikikisht.” Nëse për një Tekë të Fatit, pas një vetëburgosjeje që zgjati me qindra vjet, u gjendëm tash së fundi të lirë, e vërteta tragjike që nuk po dimë ç’të bëjmë me lirinë përpos se të shfrytëzojmë hapësirat e saj për të qarkulluar paranë pa lëvizur vetë, gjë të cilën, duhet pranuar, e bëjmë si pakkush tjetër përgjatë perimetrit të globit tokësor nuk është se përbën ndonjë gjë për t’u habitur. E po ashtu, nuk përbën kurrfarë çudie as edhe fakti që ata capak individë të bashkësisë sonë të vjetër, të cilët përgjatë këtij kalvari pambarim kanë rënë pre e një të atilli tundim të ulët siç është dëshira për ta parë në sy të vërtetën, janë konsideruar e konsiderohen nga bashkësia si antishqiptarë, tradhtarë, imoralë, perversë, psikopatë apo homoseksualë.

Gjithsesi, duke pasur fatkeqësinë të jem njëri syresh dhe të metën mendore që të mos arrij të resht së marri e së dhëni në boshllëk, me fjalë, këmbë e duar, për t’i përçuar bashkësisë ku bëj pjesë, diçka nga shqetësimet e mia për punët e saj, mbroj mendimin se gjithherë në kuadrin e vallëzimit tradicional të historisë sonë kemi bërë “një hap përpara dy hapa prapa”. Pas një hapi përpara është krejt e natyrshme që bashkësia së shpejti të bëjë dy hapat prapa e t’i bindet kësisoj, si ngahera, ritmit të vallëzimit në fjalë, të cilin në Shqipëri e kanë mbajtur rëndom ca ahengxhinj kokëkrisur të vullnetit të një populli, i cili, me çka duket përherë e më qartë, i pushtuar nga ethet e ekonomisë së fajdesë ka arritur në përfundimin lapidar se akti i votimit është një akt i kotë për gjallesën dhe se abstenimi është garancia më e fortë për një gjumë shumë të gjatë e të rehatshëm në orbitën e përqindjeve. Nën hijen e dendur të Palmave të Përtacisë, hipur mbi një Kolovajse Vetëpëlqimi të pashoq, bashkësia shqiptare ka arritur të mposhtë në shekuj çdo tundim për t’u zhvilluar mendërisht, për t’u ngritur moralisht, për t’u përsosur shpirtërisht e pse jo edhe fizikisht.

Mendje e pavarur, skeptik ndaj aderimeve në parti, ja si e përcakton Edi Rama, në intervistën e fundit, pozitën e tij në raport me politikën: Zgjedhja është për natyrën e papërputhshme me realitetin e dhënë, e për këtë, vështrimi i tij mbi këtë realitet është ngahera krejt i ndryshëm prej vështrimit të politikanit, i cili nga ana e vet shpreson të vërë dorë mbi realitetin duke u njehsuar më parë me të. Intelektuali nuk kërkon vota, sepse nuk i duhen, ai kërkon të vërtetën. Duke ia bërë të njohura opinionit kërkimet e tij, ndodh që në ndonjë rast fatlum, intelektuali edhe ta influencojë atë, por sidoqoftë nuk duhet harruar se, tekembramja, nuk është e vërteta në vetvete, por kërkimi i saj që mishëron zgjedhjen e tij. Ndryshe politikani, ai është një njeri i terrenit të përditshëm dhe normalisht ka mbi vete barrën e madhe të përgjegjësisë për votat që kërkon, e nëse nuk arrin të marrë këto vota, gjithherë duke besuar në programin e tij politik, ai duhet patjetër të reflektojë për arsyet e mosbesimit popullor, mundësisht të gjejë pikat e dobëta të taktikës së tij e pse jo të ndryshojë dhe krejt strategjinë në funksion të marrjes së pushtetit. Është pikërisht ky reflektim që i mungon sot krejtësisht politikës shqiptare… Edhe kësaj here Edi Rama nuk ka munguar të jetë kritik ndaj opozitës.

Si pozita ashtu dhe opozita në Shqipëri janë struktura të ngritura mbi shpatullat e gjera të arketipit të Njeriut të Ri, këtij modeli të krijuar nga propaganda e shfrenuar komuniste, e cila u mbështet fuqimisht tek dobësitë e karakterit të shqiptarit dhe te burimet e pashtershme të traditës së tij që ushqen Barbarinë, Totalitarizmin, Autoritarizmin apo, thënë me një fjalë të vetme, Nënshtrimin ndaj Babës, duke frymëzuar kësisoj një servilizëm të përmasave të mëdha që nuk kufizohet vetëm brenda mureve të klanit familjar, por që kthehet në Apoteozë të Nënshtrimit kur është fjala për t’iu bindur të gjithë atyre forcave udhëheqëse autoktone apo të huaja, të cilat shfaqen në Majëmalin e Politikës Shqiptare me synimin për të përsëritur Projektin Rutinë të lënies së Shqipërisë në errësirë, edhe pse, meqë ra fjala, duhet pohuar këtu se asnjë forcë e huaj që pati shqiptarët nuk arriti rastin të sundonte njëherë t’i sjellë Shqipërisë aq dëme morale dhe materiale sa i sollën vetë udhëheqësit autoktonë.

E thënë ndryshe, Politika Shqiptare, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, po vjen e po plazmohet dita-ditës si një shartim i kulturës së moçme të primitivizmit me shpresën e papërmbajtur që Amerika do të ndërhyjë më në fund për ta zbritur Skënderbeun nga kali, e për t’ia besuar opozitës atë kalë të bekuar. Fakti që në radhët e opozitës ka individë gjithsesi më të zotë sesa me satarja mizerabël e pozitës po e humbet dita-ditës domethënien e vet, sepse këta individë po tregohen të pafuqishëm për t’u ngritur mbi kufizimet tradicionale kulturore dhe për të artikuluar një forcë të mirëfilltë alternative dhe po mbeten pre e entuziazmit të trishtueshëm të ca mitingjeve a takimeve nëpër rrethe me nostalgjikë të së kaluarës, me të papunë, me sehirxhinj e me të tjerë individë kësodore që pasi rrahin shuplakat ia mbathin nëpër shtëpira a nëpër mejhane dhe presin të mbijë bar në rrugën plot gropa ku marshon çalë-çalë opozita.

Tashmë duhet të jesh vërtet qorr për të parë se pa një frymëzim të vërtetë për të dalë nga qerthulli i traditës së stërlashtë të vjedhjes dhe përvetësimit të së ardhmes së fëmijëve, pa një vullnet të vërtetë bashkëpunimi nën “diktatin” e Frymës Kritike, pa një formulim të qartë të disa aspiratave dobiprurëse për vendin, pa një sakrificë të Unit Deliroz të gjithsecilit në luftë të përditshme me Psikozën e Shumëpërhapur të të qenit Prijës, pa një bashkim të madh e solid të të gjitha forcave opozitare më të emancipuara do të vazhdojmë të kontribuojmë për të shtuar rentabilitetin e tregut të kafesë e të birrës së hapur dhe për të ngritur xhiron e kioskave, por kurrsesi nuk do të mund të influencojmë në ngritjen e rentabilitetit të politikës dhe në kapërcimin e gjendjes paradoksale ku e ka ngërthyer bashkësinë politika e Sali Berishës, një gjendje permanente lirie të kërcënuar ku vlera e opinionit publik është reduktuar në zero për shkak të vjedhjes së votës.

Vërtet, ç’kuptim ka shtypi i lirë pa zgjedhje të lira? Kur flet për situatën e sotme ai vazhdon ta konsiderojë, si dhe në shkrime të tjera, jo vetëm rezultat i bëmave të këqija të pushtetit aktual, por edhe produkt të kulturës primitive dhe të prapambetjes tonë shekullore. Përgjegjësitë e pushtetit të sotëm, janë padyshim të rënda plumb ashtu sikurse janë të mëdha përgjegjësitë e njeriut që e drejton këtë pushtet, por pse-të e keqqeverisjes aktuale nuk shpjegohen thjesht me konceptin krejt të shtrembër që ka Sali Berisha për demokracinë dhe as me vullnetin e tij të pazakontë për t’i shkuar deri në fund rrugës së gabuar ku ka hyrë duke tërhequr nga pas gjithë bashkësinë.

Vetëm për të interpretuar më qartë këtë ide, do të shtoja se, po njësoj, edhe pse-të e barbarisë komuniste nuk shpjegohen kurrsesi vetëm e vetëm me perversitetin e mendjes së Enver Hoxhës, apo me debilitetin kriminal të marroqëve që i rrinin rrotull atij kodoshi të neveritshëm, sepse asnjë mëndje njerëzore, sado e djallëzuar dhe e mbrapshtë qoftë, nuk mund dot ta ndërtojë e vetme një të atillë ngrehinë ngjethëse siç qe komunizmi shqiptar dhe të mbajë mbyllur në të për gjysmë shekulli një bashkësi dymilionëshe qeniesh njerëzore. (A nuk të shkon mendja këtu menjëherë për robotët mjeranë të veshur me xhupa lëkure dhe doreza hekuri që godasin pritave të natës dhe vrapojnë në terr? F. L

Pa themelet e shtrembra të kulturës shqiptare, pa gurët e pagdhendur të historisë sonë, pa llaçin e frikshëm të gënjeshtrave e falsifikimeve që vetëm një mendje si kjo e jona mund të prodhojë, ajo ngrehinë e pakrahasueshme në shëmtim me asnjë nga kështjellat e komunizmit evropiano – lindor do të kishte qenë të paktën më e jetueshme. Për fat të mirë, orteku që përmbysi atë Perandori të Shkëlqimit Kriminal e mori me vete edhe regjimin komunist të Tiranës, bashkësia shqiptare u gjend e lirë, sistemi ndryshoi, por, Ritmi i Historisë fatkeqësisht është ende po ai, e ne jemi ende po ata, të hatashëm për së keqi në diktaturë, të hatashëm për së keqi në liri, në të dyja rastet njësoj të paaftë për të njohur e pranuar vlerat universale të humanizmit dhe abcenë e moralit të ekzistencës njerëzore. Unë nuk mendoj se ne kemi dalë nga errësira. Një dritare na është hapur për kah nga bota e lirë, e nëse në dritë dukemi akoma më të shëmtuar, kjo vjen ngase errësirën vijojmë ta mbartim brenda vetes.

Bashkësia jonë përjeton sot një krizë morale me përmasa katastrofike, sistemi artificial i vlerave që krijoi komunizmi mbi substratin e traditës sonë ia ka lënë vendin zbrazëtisë së plotë, drejtësi nuk ka fare, solidariteti midis anëtarëve të bashkisë është inekzistent, për harmoni shoqërore as që mund të flitet. Ethet e Parasë kanë pushtuar të madh e të vogël sepse me paranë sot mund të blesh gjithçka, bile më lehtë se çdo gjë tjetër mund të blesh drejtësinë dhe respektin e pakushtëzuar të bashkësisë, e cila i adhuron telefonat celularë njësoj si dikur patllaket në të ndenjurat e regjimit të vjetër. Hemorragjia e braktisjes së atdheut është fakti më kokëfortë që e provon këtë mjerim. Plot njerëz potencialisht të aftë i kanë lënë shëndenë Shqipërisë, plot e plot të tjerë nuk mendojnë tjetër përpos sesi t’ia arrijnë së njëjtës gjë. Megjithatë atij nuk i mungon krejt optimizmi.

Një optimizëm tragjik që duket se do ta ndjekë deri në botën tjetër ku, siç thotë ai në intervistën e fundit “do të jemi njësoj si të tjerët.” Është e vërtetë se njëzet e tetë mijë kilometrat katrorë ku na ra për pjesë të lindim nuk frymëzojnë lehtë ideale dhe nuk nxisin për një rezistencë të gjatë në mbrojtje të idealeve, por në krahasim me shkretëtirat ku erdhi vërdallë i vetëm për gjithë jetën e tij udhëheqësi i sotëm i popullit palestinez, i cili arriti më në fund t’i imponohet krejt Botës së qytetëruar që, për turpin e saj, e pat degdisur në ato shkretëtira, terreni ynë është ku e ku më i favorshëm që opozita shqiptare të luftojë për të ndërtuar një jetë normale.

Duke vërejtur tragjedinë e re ku po rrokullisemi me rënien e sistemit të fajdeve e cila pa dyshim ka lidhje me këtë ngjarje të rëndë, mbetemi gjithherë të mbërthyer në dilemën: ky qenka fati jonë, të vrasim dhe godasim njëri-tjetrin me plumba dhe me hekur derisa domosdoja historike të bëjë punën e vet dhe ta na fusë në gjedhën evropiane; apo vullnetet e individëve mund ta ndryshojnë këtë situatë? Personalisht jam i prirë të besoj se pa vullnetin e njerëzve historia nuk bëhet. Dikur, në fillim të viteve frymëzuesi ’90, së bashku me një grup të burgosurish i kam dërguar Sali Berishës një letër ku i përmendja thënien e popullit “Pas lotëve sytë shohin më mirë”. Kisha shpresë se nga ajo dhimbje e madhe ne do të nxirrnim ndonjë mësim. Kisha shpresë se edhe ky do të ishte ndonjë nga ata që kishin qarë. Por, mesa duket, Sali Berisha është njeriu që nuk ka qarë kurrë në ato vite.

Zoti e shpëtoftë!