osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit! Krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit! Krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka zbardhur disa pjesë nga “dosja e zezë” voluminoze e Sali Berishës, e mbushur me fakte prapaskenash, konfliktesh, përçarjesh të shqiptarëve dhe vrasjesh.

Gjatë një interviste televizive, zoti Klosi teksa ka komentuar mosparaqitjen e ish-kryeministrit këtë të hënë para SPAK në zbatim të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalim për të dalë jashtë vendit në kuadër të hetimeve për çështjen e kompleksit Partizani, tha se këtë gjë Berisha ka vite që e aplikon. Ish-kreu i SHISH ka kujtuar vitet e errëta të ’97-’98 ku Berisha edhe pse kreu krime të rënda i shpëtoi pa u lagur drejtësisë.

“Ai i ka shkelur këto gjithmonë, sa herë i është shmangur. S’është punë frike por ai do të hiqet mbi prokurorinë, nëse ata do shkojnë më tutje me masën e sigurisë më pas mund të detyrohet që të shkojë. Ai sillet kështu se mendon se si bënë dot me gjë njeri, deri sa të bindet se nuk është më ajo drejtësi që ka qenë më para. Berisha ka bërë shumë zullume në këtë vend. Ka qenë ’97 kur hapi depot e armëve. Ishte urdhri i tij. Ishte ’98. Për këto krime nuk u thirr Berisha, por u thirrën të tjerë më të vegjël.

Por edhe gjykata edhe prokuroria nuk donin që të merreshin shumë me të sepse kishte militantë. Edhe në ngjarjen e 28 nëntorit atëherë kur u sulmua komisariati i Tropojës, që e morën dhe e mbajtën në nja dy orë në polici, por u tremb. E lanë të lirë më pas sepse e quajtën një sqarim edhe tani do trembet nëse prokuroria do të tregohet e fortë. Unë shpresoj që të tregohet e fortë sepse gjërat kanë ndryshuar shumë”, u shpreh Fatos Klosi.

Kaosi në Kuvend

Gjithashtu ish-kreu i SHISH ka folur dhe për kaosin që po shkakton Sali Berisha në Kuvend. Sipas tij, kjo do të çojë në asgjësimin e “Foltores” që ai drejton. Fatos Klosi ka përmendur dhe skenarin e fundit që ka Berisha për t’i shpëtuar drejtësisë. Në fund, Klosi shprehet se Berisha do të shkojë në grevë urie dhe vetëm deputetët e tij besnikë do t’i bashkohen. Do të jenë mjekët sipas tij që do t’i shpëtojnë dhe Berisha do ta përdorë këtë si pretekst. “Kjo çon në asgjësimin e Partisë Demokratike asaj pjese që komandohet nga Berisha. Berisha deklaroi në verë se nuk do ndalonin me protesta dhe nuk do ndalonte, por ja që nuk u bënë. Tani jemi në fund të vitit dhe nuk kishim asnjë protestë. Ata që i shkojnë nga pas janë gjithmonë e më pak. Tani kanë nxjerr këtë mosbindjen civile, që të bëjnë luftë me shtetin.

Ata s’ kanë se ca bëjnë tjetër, nuk i bënë dot protestat tani janë të sigurt se nuk do ti mblidhet kush prandaj po e bëjnë deputetët këtë kaos në Kuvend. Mosbindja civile është një gjysmë revolucioni për të shkelur çdo rregull deri në atë kufi që s’të arrestojnë. Por, të fitoj mosbindja civile duhet të kesh më shumë se gjysmën e popullsisë dhe sa kanë ata është dukur fare qartë. Atyre nuk u shkuan njerëz as në protesta, kështu që ta them unë se ca do të ndodh në fund, vetëm më deputetët do bëjnë grevë urie dhe do t’i shpëtojnë mjekët dhe do thonë na nxorën mjekët. Ata po luftojnë me çdo mjet dhe e quajnë luftën me qeverinë kështu. Unë do i këshilloja që të merren me zgjedhjet e ardhshme se këtë qeveri nuk e rrëzojnë dot”, tha ndër të tjera Fatos Klosi.

Dalja në skenë e Argitës dhe vrasjet e 21 janarit

Prania e Argita Malltezit në Kuvendin e Rithemelimit, është pare nga të gjithë se ajo ka ambicie t’i hyjë politikës, madje shumica e konsideruan si sinjal se Berisha po përgatitet që t’i lërë “fronin”. Por ndryshe e shikon Fatos Klosi. Sipas tij, ajo ishte e pranishme për shkak të mungesës së bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi. “Ajo foli në emër të të shoqit. Nuk e pash si disa që u shprehën se do marrë vendin e Berishës. Ajo erdhi meqenëse i shoqi nuk është më duke qenë se është përfaqësues i PD. Nuk besoj se do ta lërë të bijën si zëvendësuese ai”, tha Klosi. Gjithashtu ish-kreu i SHISH komentoi dhe prapaskenat e vrasjeve në 21 janar 2011.

Për Klosin, fajtori kryesor është Sali Berisha, pasi ai dha urdhrin për të qëlluar. Ai foli dhe për zhdukjen e provave. Sipas tij askush nuk do qëllonte pa urdhrin e Berishës. Është urdhëruesi, asnjëri tjetër nuk e bënte përveç tij. Nuk e bënte askush, ata njerëz që qëlluan e dinë shumë mirë rregulloren, që nëse gjuan mbi turmën është gafë e rëndë dhe dënohesh rëndë.

Berisha këtë plan kishte. Meqënëse se ishte folur se edhe nga PS do të kishte veprime të dhunshme ai kishte parashikuar se do bënte vrasje për të dhënë mesazhin se unë e bëjë zap këtë popull edhe me vrasje. Protesta po mbaronte, në kohën që janë bërë qitjet. Garda qëlloi me urdhër të Berishës. Askush nuk do qëllonte pa urdhrin e Berishës dhe u ka siguruar atyre që bëjeni këtë dhe nuk do ju ndodh asgjë. Por, Berisha çdo gjë që është regjistruar e fshiu. Berisha e ka planifikuar atë vrasje, e ka urdhëruar atë vrasje”, u shpreh Klosi.

Vrasja e Azem Hajdarit

Një tjetër ngjarje e mistershme që u komentua nga Fatos Klosi ishte dhe ajo e Azem Hajdarit. E fshehura e errët për vrasjen enigmë të ish nismëtarit të PD Azem Hajdari, vazhdon të zbulohet me grimca, grimica të cilat herë e zbardhin dhe herë e njollosin edhe më tej. Përsa përket vrasjes së ish-liderit demokrat, Klosi shprehet se gjithçka ka ditur e ka thënë në Prokurori, por nëse do të kërkohet sërish dëshmia e tij, është i gatshëm. Ai bën dhe akuzën e fortë teksa thotë se Berisha ndihmoi vrasësit dhe nuk i parandaloi. “Nuk e kam deklaruar këtë në fakt. Por, megjithatë mua askush s’më ka thirrur për vrasjen e tij. Azemi duhet që të ruhej nga policia dhe na falënderoj para se të vritej. U mbyll ashtu si u mbyll u dënuan ca njerëz që kishin bërë vrasjen, por Berisha ndihmoi që ajo vrasje të funksiononte, nuk e ndaloi, ai e dinte se kush do ta bënte vrasjen”, tha Fatos Klosi.