osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fatos Klosi: Vjosa Osmani në Tiranë bëri fushatë, e turpshme të flasësh me gjuhën e Metës dhe të Saliut, ja pse ajo nuk përfaqëson askënd

Fatos Klosi: Vjosa Osmani në Tiranë bëri fushatë, e turpshme të flasësh me gjuhën e Metës dhe të Saliut, ja pse ajo nuk përfaqëson askënd

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar dje vizitën 3-ditore të pak ditëve më parë në Shqipëri të ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mesazhet e së cilës nxitën debat në politikë.

Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, zoti Klosi u shpreh se zonja Osmani e përdori vizitën e saj në Tiranë për të bërë fushatë elektorale për llogari të saj, ndërsa deklarata dhe mesazhet e bërë prej saj i cilësoi si skandal. Kjo pasi sipas ish-kreut të SHISH, kryeparlamentarja e Kosovës foli me gjuhën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta, referuar sulmeve të zonjës Osmani në adresë të qeverisë “Rama”.

“Vizita e presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani në Shqipëri ishte një vizitë përmes së cilës ajo ngriti siparin e fushatës së saj elektorale. Pse? Sepse zonja Osmani nuk përfaqësonte askënd, përveçse veten e saj. Natyrisht që Vjosa është kryetare e Parlamentit të Kosovës dhe presidente në detyrë, por tek të dy postet është katapultuar aksidentalisht.

Kjo pasi kryeparlamentare është zgjedhur në një skemë tjetër, kur koalicioni ishte LVV me LDK dhe ndërkohë tani ajo nuk është më pjesë e asaj koalicioni, nuk është më as përfaqësuese e partisë së saj me të cilën ishte futur në Parlament.

Kështu që nga kjo pikëpamje situata e saj nuk është përfaqësuese. Pra, për mua zonja Osmani në Shqipëri erdhi më shumë për të hapur fushatën e saj dhe trazuar ujërat e politikës.

Turp që Osmani erdhi si mike dhe u mor duke sharë qeverinë “Rama” me gjuhën e Saliut dhe Ilirit. Me pak fjalë, Vjosa erdhi në Shqipëri për veten e saj”, deklaroi ai për gazetën “SOT”.

Ja pse Osmani nuk përfaqëson askënd

Më tej gjatë prononcimit të tij për gazetën “SOT”, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi u shpreh se ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nuk përfaqëson askënd.

Sipas zotit Klosi, zonja Osmani jo vetëm që e përdori vizitën e saj në Tiranë për fushatë elektorale, por pavarësisht kësaj ajo nuk përfaqëson askënd në Shqipëri dhe në Kosovë.

“Zonja Vjosa Osmani është një figurë që mesa duket është grua e zonja dhe do të përpiqet të jetë dikush në jetën politike në Kosovë, por hë për hë ajo nuk përfaqëson askënd. Është grua që kërkon dhe ka vullnet, por ajo nuk përfaqëson kërkënd. Pse e them këtë? E them pasi ajo me vizitën e saj në Shqipëri kërkoi të ishte në qendër të vëmendjes dhe hapi fushatën elektorale, por ajo harron që në Shqipëri jo e jo, por edhe në Kosovë nuk përfaqëson e nuk e dëgjon askush.

Sidoqoftë mbetet të shihet se çfarë rezultatet do të ketë në zgjedhjet e ardhshme që sapo kanë trokitur në Kosovë”, u shpreh ai. Ndërkohë teksa komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të çuar vendin në zgjedhjet të parakohshme të përgjithshme për shkak se qeveria “Hoti” nuk është zgjedhur në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe nuk ka pasur votat e nevojshme në Parlament, zoti Klosi theksoi se është një lëvizje politike.

“Sa i takon vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë për të çuar vendin në zgjedhjet të reja të përgjithshme për mua është një vendim politik dhe kishte si qëllim të rrëzonte qeverinë. Ajo gjasme u bazua tek fakti që një deputet që kishte votuar për qeverinë “Hoti” rezultonte i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg dhe kjo e bënte të papajtueshëm legjitimitetin e qeverisë. Por nuk mund të prononcohem pasi edhe mund të ketë të drejtë, por duket një vendim politik”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi për gazetën “SOT”.