osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fatos Klosi: Koha që SPAK të hapë “Gërdecin” dhe “21 janarin”, ja pse Berisha është më i rrezikuar nga SPAK dhe si Meta synon ta nxjerrë jashtë loje

Fatos Klosi: Koha që SPAK të hapë “Gërdecin” dhe “21 janarin”, ja pse Berisha është më i rrezikuar nga SPAK dhe si Meta synon ta nxjerrë jashtë loje

Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi, ka komentuar situatën politike në vend dhe zgjedhjen e presidentit të ri. Në një prononcim për gazetën “SOT” i pyetur lidhur me një deklaratë nga gazetari Artan Hoxha, i cili ka thënë se i penduar i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar se presidenti i vendit Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të ish- deputetit Arben Noka, ai deklaroi se nëse kjo do të ishte e vërtetë do të ishte një gjë jashtëzakonisht shumë e rëndë.

Sa i përket zgjedhjes se presidentit të ri, ai tha se iu duk një zgjedhje e mirë ajo që bëri mazhoranca. Teksa foli për ish-kryeministrin Sali Berisha, ai deklaroi se Berisha është jashtë loje komplet. Sipas tij, ai po rikthehet në politik për probleme personale pas shpalljes “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Lidhur me hapjen e dosjeve të bujshme Klosi tha se është pritur që të hapen.

-Zoti Klosi, këto ditë në media është bërë një deklaratë nga gazetari Artan Hoxha, i cili ka thënë se i penduar i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar se presidenti i vendit Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të ish- deputetit Arben Noka. Cili është komenti juaj lidhur me këtë deklaratë?

Nëse kjo do të ishte e vërtetë, që presidenti të akuzohej për atë gjë do të ishte një gjë jashtëzakonisht shumë e rëndë. Ato që kemi thënë pastaj se presidenti nuk është mbi palët janë fare të parëndësishme në krahasim më këtë lajm që ka dal. Unë pres që ta shohim të vërtetën. Mund të ketë edhe të vërteta në lajmet që publikohen çdo ditë në media. Por, unë e shoh frymën e lajmeve në media disa janë kundra qeverisë dhe disa janë pro. Lajmet duhet që të verifikohen, ka një gjykatë nga pas që i rrëzon kollaj nëse nuk janë të vërteta, kështu që Prokuroria duhet që vërtet të bëjë kujdes në mënyrë që jo çdo gjë që thuhet mund të jetë e vërtetë.

-Pak ditë më parë mazhoranca zgjodhi presidentin e ri gjeneral Bajram Begajn. Si e shihni këtë zgjedhje të saj?

Mua mu duk një zgjedhje e mirë. Mazhoranca i mbylli edhe gojën opozitës me këtë zgjedhje, pas një debati shumë të zgjatur që bëhej prej disa ditësh. Por, mua mu duk një zgjedhje e arsyeshme që mazhoranca bëri, nuk e njoh personin që është zgjedhur presidenti i ri i vendit personalisht, por edhe dëgjova disa zëra për të, jo mafia e pronave, dhe këto i dëgjova nga ai njeri që për mua është vetëm burim shpifjesh dhe burim të pavërtetash, kështu që nuk më bënë asnjë përshtypje. Duke parë CV e presidentit të ri të vendit dhe duke parë që ka arritur nivelin më të lartë të karrierës në ushtri më duket një zgjedhje e arsyeshme.

-Kur u votua për presidentin e ri Lëvizja Socialiste për Integrim qëndroi në sallë, ndërsa Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha u largua. Si e shihi?

Mendoj se nuk janë e njëjta gjë. Në momentin që i janë përputhur interesat janë bashkuar, por që nuk janë aleat që në burim, janë dy parti të ndryshme fare, unë kam qenë edhe vet anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, një nga ata që e formuan dhe ne formuam tjetër gjë, ndërkohë që rrugës pastaj ajo u bë një parti private e presidentit Ilir Meta dhe e Monika Kryemadhit, pra devijoi nga ai qëllim fillestar për të cilin u formua. Por, ngjarje të tilla tregojnë se ata janë aleat për interesa të caktuara në momente të caktuara. Pastaj Lëvizja Socialiste për Integrim kundra votoi, sepse ata të tjerët nuk erdhën fare. Iliri e ka thënë se do të jem kryetari i opozitës, por tani pretendohet se është Berisha të shohim vendim e Gjykatës së Apelit tani, sepse kjo e fundit akoma nuk është prononcuar. Vendimi i gjykatës për mua është zhvillimi më i rëndësishëm, sepse nuk është një mendim politik, por vendim gjyqësor i mbështetur në ligj.

-Duket se ka nisur një sherr midis Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit i kërkoi presidentit që të mos dekretoj shkarkimin e presidentit të ri nga posti që ai ka pasur. Si e komentoni?

Ilir Meta ka gabuar shumë gjatë këtyre viteve që ka qenë si president, por besoj se nuk e kupton se çfarë ndodh, nuk do e dëgjoj presidenti Berishën në çdo gjë sepse tani Berisha është jashtë loje komplet, ai po rikthehet në politik jo se ka ndonjë ide të re, por e ka bërë për probleme personale që e rëndojnë atë pas shpalljes “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Meta do të firmoste se nuk kishte çfarë të bënte tjetër, do të priste deri sa të largohej në korrik? Do të ishte një gjë absurde. Tani e firmosi në një terren kombëtar apo jo janë probleme juridike që ata që i din më mirë mund të flasin.

-Si e shihni të ardhmen e Partisë Demokratike?

Nuk shoh ndonjë të ardhme. Do të ishte një parti që do të dështonte edhe më shumë nëse në krye të saj konfirmohet Berisha, sesa po të ishte një tjetër në krye të saj. Nuk është puna vetëm se e kanë thënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në opinion publik shqiptar është e qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është se kanë pasur ndonjë inat personal me Berishën sepse kanë qenë aleat të tij, pasi Berisha ka qenë kryeministër, ka qenë president i vendit. Pra, arsyeja pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë futur Berishën në listën e personave të padëshiruar janë shumë të forta. Nëse Berisha do të vij në pushtet ashtu si pretendon duhet që të kap 900 mijë të votuesve, por nëse janë 42 mijë që kanë votuar për të mendoj se janë shumë pak.

Do doja të ndaleshim pak edhe tek ecuria e reformës në drejtësi deri më tani. Si e shihni?

Lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi mund të them se kanë ndodhur gjëra të cilat më parë nuk ndodhnin, figura të rëndësishme të politikës nuk janë më të lirë, ka pasur edhe kriminel që po bëhen bashkëpunëtor të drejtësisë, sepse ka ndryshuar opinioni për drejtësinë, nëse deri dje nuk besonin tek drejtësia tani mesa duket ka ndryshuar ai mendim dhe i besojnë më shumë.

-Sa i përket dosjeve të bujshme, mendoni se duhet që të hapen?

Në fakt ne kemi pritur që të hapen, por di që janë hapur procese si janë përshembull për inceneratorët, është një proces për të cilin unë po pres rezultatin. Ato janë në dorën e Prokurorisë dhe në dorën e SPAK. Unë do isha shumë i lumtur nëse SPAK do të bënte një punë të pëlqyer dhe të zbërthehej i gjithë korrupsioni dhe krimi në vend që të bëhet një vend më i mirë, në mënyrë që ata të cilët qeverisin të mos qeverisin për hesap të tyre, por qeverisin për zhvillimin e vendit. Dy ministra janë në burg, por këtu po flitet edhe për shumë gjëra të tjera, këtu çdo vendim që merret dhe çdo tender që bëhet flitet për korrupsion dhe kush e bënë këtë opozita.

-Sipas jush, a do të godas SPAK në nivele të larta zyrtarësh?

Natyrisht që duhet. Nëse Shqipëria është në këtë gjendje fajin e kanë ata që vendosnin, ata që janë në pushtet e kanë qenë. Prandaj u bë edhe reforma në drejtësi sepse drejtësia që ekzistonte kishte frikë nga më të mëdhenjtë dhe SPAK prandaj u krijua dhe ka detyrimin që të bëjë atë që nuk u bë më parë. Populli është i pakënaqur që reforma është vonuar dhe nuk po sheh gjëra të mëdha. Partnerët që na ndihmuan mezi po presim kanë thënë gjithmonë peshqit e mëdhenj.

-Sipas opinionit tuaj, mendoni se doja e “Gërdecit” dhe ajo e “21 janarit” janë dy dosje të cilat do të zbardhen?

Unë besoj dhe shpresoj që këto dy dosje të zbardhen, shpresoj në sistemin e ri të drejtësisë që ne kemi ndërtuar që është reforma më e madhe që ne kemi bërë deri më tani, që të ndërtojmë një sistem në drejtësi, i cili nuk varet nga politika dhe që nuk ka frikë që të dënoj politikanët dhe nuk trembet prej tyre. Me gjithë atë propagandë të madhe që i është bërë sistemit të ri të drejtësisë shoh këmbënguljen nga ana e ambasadores amerikane, Yuri Kim që të kërkon të shoh rezultate nga ana e reformës në drejtësi dhe do të ishte një zhgënjim i madh nëse nuk do të ndodhte.

Intervistoi Sidorela Braçja