Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar dje lajmin e publikuar dy ditë më parë në mediat serbe për kapjen e një spiunin serb që punonte për shërbimin sekret shqiptar.
Sipas tij, lajmi duket i sajuar, pasi shërbimet sekrete nuk i nxjerrin në publik lajme të tilla që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre.
Më tej Klosi tregoi gjatë një interviste televizive dje se Shqipëria ka pasur agjentët e vet në Serbi, ndërsa theksoi se interesi nuk ka qenë për bazat e tyre ushtarake, por çështje që lidhen me politikën.
-Zoti Klosi, këtë fundjavë mediat serbe pretendojnë se anëtarët e Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) kanë zbuluar dhe shkatërruar një tjetër rrjet spiunazhi në territorin e Serbisë. Sipas tyre, dyshohet se personi i arrestuar është bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë. A e besoni apo jo?
Nuk e besoj. Puna e shërbime është sekrete, qoftë defektet qoftë sukseset. Për të thënë se na kanë objekt pune. Ne kemi interes të dimë objektet e politikës së tyre se sa ato ushtarake. Edhe serbët edhe kosovarët sot po mburren se po blejnë armatime dhe kjo nuk përbën asnjë lajm. Duhet që të jemi të qetë.
-Ka pasur Shqipëria agjent serb në Serbi?
Shqipëria ka pasur agjentët e vet serb në Serbi. Kishim bashkëpunëtorë të vjetër dhe të rinj me detyra të caktuara, nëse kishte një problem që duhej zgjidhur. Problemi më i madh gjatë kohës që unë drejtoja ka qenë lufta në Kosovë dhe problemet në Maqedoni e Veriut. Ajo periudhë kemi qenë më të informuar sepse kishim më shumë akses në Kosovë. NATO pati disa etapa të ndërhyrjes në Kosovë nga ajri, u diskutua edhe ndërhyrja tokësore që do bëhej nëpërmjet Shqipërisë. Monitoruan rrugët dhe urat dhe u parashikua si ndërhyrje e vështirë, por fati e deshi që Millosheviç dorëzua.
-Sa e fuqishme është BIA?
Ka pasur një nga shërbimet më të fuqishme dhe në Europë i duhej shumë informacion sepse ishte mes dy kampeve dhe i duhej shumë informacion dhe nga njëra palë dhe nga pala tjetër. Sa më shumë informacion aq më e zhdërvjellët bëhet një politikë. Të gjithë ata që janë zbuluar në perëndim si agjent të ruse kanë qenë në një farë mënyre jo komunist, por dashamirës. Pra faktori ka qenë ideologji, sot faktori ideologjik nuk ekziston më. Është monetar ose edhe vullnetar.
-Gjatë luftës në Kosovë kur keni qenë në shërbim, cili ka qenë momenti më i vështirë?
Moment i vështirë ka qenë e gjithë lufta. Momenti më i vështirë ka qenë kur Millosheviç nuk po dorëzohej. Ne mbajtëm lidhje me UÇK. Ne ishim si ndërmjetës mes dy palëve. Ishte një ndërmarrje shumë e madhe bombardimi në Jugosllavi sepse rrëzoi avionët e SHBA. Në atë kohë ne ishim të angazhuar në një punë të vlefshme që më pas u konkretizua me pavarësinë e Kosovës.
-Që nga konflikti në Maqedoni të Veriut, nga bombardimi i Jugosllavisë cili është pengu që nuk është realizuar?
Pak a shumë janë realizuar. Pavarësia e Kosovës ishte kapaku i të gjitha gjërave. Askush nuk e dinte se do të behej bombardimi nga SHBA. Por, ne jemi informuar më para se do të bëhej bombardimi.
-Po valën e shqiptarëve të Kosovës që erdhën në Shqipëri si e menaxhoj SHIK?
SHIK nuk është se ka bërë diçka. Ne lamë në dispozicion të tyre disa magazina që nuk i përdornim. SHIK është në varësi të kryeministrit dhe është ai që vendos se si do të jenë bashkëpunimet. Në nenin numër 1 thuhet se puna e SHIK është sekret. Që kur kam ikur s’kam pas asnjë kontakt. Të gjithë ata njerëz të rëndësishëm i hoqën pas meje sepse i konsideruan si njerëz të mitë. SHIK nuk është organ kushtetues, edhe aty përmendet me dy emra të ndryshëm njëherë SHIK dhe njëherë SHISH. Bashkëpunimi mes institucione në kohën time ka qenë i mirë. Edhe Kryeministrat nuk më kanë dëgjuar, por nuk ka pasur kontradikta. SHIK nëse nuk dëgjohet, është njësoj sikur nuk ekzistojë.
-A është surprizë që një punonjës i BIA punon për SHISH?
S’është habi kanë qenë të suksesshëm që njërin prej tyre ta bëjnë për vete. Ne nuk kemi qëllime armiqësore ndaj Serbisë. Serbia është një shtet më i madhe se ne, ne kemi bërë një politikë të hapur me idenë e Ballkanit të Hapur. Kemi bërë një politikë paqedashëse. Nuk ka asnjë habi që një punonjës i një shërbimi sekret të bindet për të punuar për një shërbim tjetër.
-Ndërkohë sipas jush, mbërritja e 2 helikopterëve ‘Black Haëk’ në Shqipëri, çfarë do të thotë?
Helikopterët përdoren më shumë në kohë paqe sesa në kohë lufte. Janë avionët që bombardojnë me predha. Është arritje për mua tregon se qeveria e ka në vëmendje mbrojtjen dhe po investon për mbrojtjen.
-Ku duhet që të jetë më shumë vëmendja, tek Shërbimi Informativ Ushtarak apo tek SHIK?
Tek të dyja. Duhet bashkëpunim mes institucioneve. Edhe ne kemi bashkëpunuar dhe ka qenë shumë i mirë, nuk e bënim dot më mirë. Në atë kohë edhe media nuk ishte aq e bezdisur si bëhet sot. Takoheshim me ministrin e Brendshëm njëherë në javë, bisedonim sepse kishte probleme të ndryshme.
-Duhet që të ndalem pak tek arsimi, keni qenë pedagog tek fizika?
Kam dy vite që jam larguar. Kishte student të dobët dhe pozicioni i mësuesit nuk është ai që ka qenë dikur. Sot cilësohen si të korruptuar mësuesit. Shoqëria po degradon dhe mësuesi po degradon për vete sepse nuk janë të motivuar dhe nga kjo e pëson shkolla. Diploma më parë të jepte një vend të mirë në shoqëri kurse sot është ndryshe. Në fizikë ka pasur student të mirë dhe të gjithë e kishin punën e garantuar, fakulteti ishte një vend që të siguronte një profesion dhe një vend pune të sigurt. Fizika në shkolla të mese është një jave dhe se si çfarë pretendojnë nga kjo,
-Çfarë apeli keni ju?
Duhet që të zgjidhen më të mirët dhe ta kenë punë të sigurt që të mos ikin jashtë. Të jenë të motivuar për të shkuar në shkollë dhe jo të shkoj kush të mundet. Janë vende më të avancuara si për shembull Gjermania dhe arsimin e ka të planifikuar, shkollat, universitetet mirëpresin çdo vit në një degë një numër të caktuar studentësh.
Sponsored Content