Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi ka folur për “dosjen 339” e cila i përket Kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakoa. Klosi u shpreh se fakti që Dako bisedon në telefon me një kriminel është normal në një fushatë elektorale.
“Ka një diferencë të madhe midis dëshirave për të pasur brenda sa më shumë njerëz dhe akuzave që është tjetër gjë fare.
Kryebashkiaku i Durrësit është në një telefonatë që ka bërë me një shok kriminel, por kjo nuk është e jashtëzakonshme që ke një shok kriminel. Po të kishte pasur ajo dosje edhe një gjë të vogël do kishte dalë.
Akuza është biseda telefonike. Unë e quaj normale në një fushatë elektorale, qofshin edhe kriminelë. Që të shpresosh në këto prova është absurde.”, u shpreh Klosi.