osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fatos Klosi dhe Idajet Beqiri: Trinomi opozitar Berisha-Meta-Basha të frikësuar nga drejtësia e re, nuk i zë gjumi natën

Fatos Klosi dhe Idajet Beqiri: Trinomi opozitar Berisha-Meta-Basha të frikësuar nga drejtësia e re, nuk i zë gjumi natën

Fatos Klosi dhe Idaejt Beqiri kanë zbardhur prapaskenat e opozitës së bashkuar PD-LSI sa i takon reformës në drejtësi. Në një kohë kur këto dy parti kanë nisur lobim kundër Vettingut dhe ambasadorëve të akredituar në vendin tonë, ish-kreu i SHISH dhe avokati i njohur thonë se pas këtyre sulmeve fshihet frika e ndëshkimit.

Në një prononcim për gazetën ‘’SOT’’ Idajet Beqiri akuzoi presidentin Ilir Meta dhe krerët e tjerë të popozitës se janë vënë në lëvizje dhe ndihen të frikësuar për shkak të erës së re të drejtësisë që po troket në vend.  Më tej ai shtoi se  trinonomin opozitar nuk e zë gjumi natën, pasi e dinë që një ditë do të ndëshkohen.

“Reforma në drejtësi po vjen. Atë po e sjellë gjaku i shqiptarëve që nuk do të bëhet më ujë, atë po e sjellin faktorët progresiv ndërkombëtar, të cilët nuk do të durojnë më atë pjesë të klasës politike kriminale shqiptare që të nëpërkëmb ligjin, shtetin, institucionet e tij dhe popullin. Ndaj Berisha, Basha, Meta, Monika, Flamuri e bishtbollanët e tjerë “korba të zeza” të tyre, u është bërë gjithçka makth, u është prishur përfundimisht gjumi, sepse po u del përpara si fantazëm “shtëpia e re” ku meritojnë të kalojnë jetën e tyre. Kjo është arsyeja e vetme përse ata kundërshtojnë reformën në drejtësi dhe nuk dakordësohen me asgjë që çon në bërjen sa më shpejtë të saj”, deklaroi ai.

Beqiri: Shumë shpejt do vijë dita e gjykimit për Berishën

Avokati Idajet Beqiri deklaroi gjatë prononcimit të tij për gazetën, se ka ardhur koha që krimet ish-kryeministrit Sali Berisha dhe shpurës së tij, të zbulohen. Dhe për këtë, Beqiri siguroi se populli do jetë i lumtur kur të shikojë ish-kreun e PD, që të japi llogari para drejtësi për të gjitha vuajtjet që i ka shkaktuar vendit.

“Krimet e rënda të bandës së Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij në PD dhe në LSI kanë infektuar shumë keq Shqipërinë dhe shqiptarët. Populli nuk do të ndjej kurrë “të ngopur” me ndëshkimin prej drejtësisë të këtyre kriminelëve, pa i parë prapa hekurave të burgut të përjetshëm dhe pa ju sekuestruar atyre të gjitha pasuritë e dukshme dhe të padukshme, duke u bërë pasuri të popullit shqiptar. K

jo ditë do të vij domosdo sepse është dita e zotit, dita e drejtësisë, dita e popullit të shumëvuajtur, të grabitur dhe të poshtëruar, prej gjëmës që i kanë shkaktuar këta kriminelë politikanë të Bandës së Berishës”, nënvizoi ai.

Reagon Klosi

Në të njëjtën linjë me avokat Idajet Beqir, është rreshtuar dje edhe ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi. Gjatë një prononcimi për gazetën “Sot”, Klosi zbuloi se arsyeja se përse opozita heziton që të votojë projektligjin “Për magjistratët”, ka të bëjë me frikën që ajo ka nga reforma në drejtësi. Megjithatë, ish-numri një i SHISH theksoi se reforma në drejtësi do të përmbyllet, pavarësisht manovrave të opozitës, pasi sipas tij, është një nga kushte e BE për Shqipërinë.

“Duan nuk duan politikanët shqiptarë, ky është një nga problemet më të mëdha të këtij vendi dhe Evropa nuk e do këtë vend në BE me probleme, qoftë me probleme me fqinjët, të cilat nuk janë fort të rëndësishme, ashtu edhe me probleme në drejtësi, ku kjo pikë është shumë e rëndësishme sepse është konflikt interesash.

Të gjithë në një farë mënyre janë të trembur dhe Evropa po e shfrytëzon dëshirën e politikanëve shqiptarë për tu futur në Evropë për t’iu bërë presion. Frika është, kështu që janë shumë faktorë. Nuk është vetëm dëshira që kundërshtari të mos ketë pjesë tek suksesi i procesit të integrimit, por edhe frika, kanë frikë”, deklaroi ai.