Si pasojë e erërave të forta që kanë përfshirë vendin ditën e sotme, një depozitë gjigande është shkëputur nga bazamenti dhe ka rënë në mes të rrugës në Maminas, duke rrëzikuar rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve që qarkullonin me makina në atë moment.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe është sjellë nga gazetari Shpëtim Luku shoqëruar edhe me një foto.
“Jeta ka koincidencat e saj fatale, te cilat nuk varen fare prej teje. Sepse mund te qelloje qe je duke kaluar ne rruge ne nje moment te caktuar, kur era e forte i jep fuqine rrotulluese nje depozite te madhe, e cila me pas mund te te beje “pershesh” me gjithe makine. Por mua nuk me beri dot “pershesh” sepse kalova vetem 10 sekonda me perpara”, shkruan Luku në faqen e tij në Facebok.