osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fatmira Hajdari është përlotur para KPK: “Banka në atë kohë shkruante në dokumente fakte të paqena, jetoj në vilën e blerë nga Azemi..”

Fatmira Hajdari është përlotur para KPK:  “Banka në atë kohë shkruante në dokumente fakte të paqena, jetoj  në vilën e blerë nga Azemi..”

Gjyqtarja Fatmira Hajdari është përlotur para trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku po kalon në “sitën” e Vettingut, prej orëve të para të mëngjesit.

Hajdari ka sqaruar pasurinë e saj, duke thënë se jeton ende në vilën që ka blerë bashkëshorti i saj i ndjerë, Azem Hajdari, në vitet 90. Gjyqtarja është shprehur se ka bërë gjithmonë deklarime të sakta të pasurisë, po sipas saj, banka në atë kohë shkruante në dokumente fakte të paqena.

“Rrjedha ime familjare ne Tiranë ka nisur në vitet 1990. Na keni kthyer 30 vjet pas. Bashkëshorti im ka qenë deputet në vitet 90. Pas ardhjes në Tiranë kemi marrë një shtëpi tek ish-vilat gjermane. Në 1993 kam punuar në Ministrinë e Drejtësisë. Unë jetoj në të njëjtën vilë që ka blerë bashkëshorti im. Kam qene korrekte në deklarimet e mia. Të gjitha blerjet janë bërë para se të bëhesha subjekt për të deklaruar. Une shkova te apartamenti i kunatit, pasi në atë kohë isha e kërcenuar për shkak të situatës.

Gjatë kësaj kohe u rikonstruktua banesa tek “vilat gjermane”. Kemi qene në një kohë krejt ndryshe. Veprimet kanë qenë informale. Unë nuk kam genjyer asnjëherë në deklarimet e mia. Banka në atë kohë shkruante në dokumente fakte të paqena, boll të jepej kredia. Mua kunati më dha apartament, por unë i thashë dua dyqan, që te mbaj fëmijët e mi. Kush shkova të nënshkruaj kontratën, pronari më tha: ‘ti do paguash vetëm koston e investimit, pjesen tjeter e keni për familjen tuaj’”, thënë Hajdari para KPK.