osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fatmir Xhafaj hap 2 dosje korrupsioni për ministrat, një prej tyre nis bashkëpunimin me PD

Fatmir Xhafaj hap 2 dosje korrupsioni për ministrat, një prej tyre nis bashkëpunimin me PD

Zbardhen prapaskenat e sulmeve ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Gjatë javëve të fundit ndaj tij nuk kanë munguar akuzat dhe kritikat, si nga opozita, ashtu dhe nga brenda PS. Gazeta ka mësuar se ministri Xhafaj ka në tryezën e tij dy dosje të fuqishme korrupsioni për kolegët e tij në qeveri. Bëhet fjalë për dy dosje të rëndësishme ku përfshihen disa ministra aktualë dhe një ish-ministër. Sapo Xhafaj mori detyrën, ai nisi një reformë rrënjësore në polici, ndërsa premtoi luftë ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet. Në kuadër të këtij angazhimi, mësohet se policia ka kryer hetime për disa prej ministrave aktualë dhe ka zbuluar mjaft shkelje në detyrat e tyre. Këto dosje janë tashmë në tryezën e Xhafajt dhe kjo ka vënë në alarm shumë prej ministrave. Gazeta ka mësuar se një prej tyre, sapo është informuar se Xhafaj ka hapur dosje korrupsioni për qeverinë, ka nisur kontaktet me PD duke e informuar këtë të fundit me qëllim që të sulmonte Xhafajn. Sinjalet janë se përfaqësues të PS janë bërë bashkë me ata të PD për të kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt. Pra sulmet ndaj tij ditët e fundit nuk kanë qenë spontane dhe të dala nga SHQUP, por ka qenë një organizim akoma dhe më i gjerë. Gazeta “SOT” ka mësuar se shumë emra janë shqetësuar, duke qenë se Xhafaj ka rritur kontaktet me ambasadorin Lu dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë. Dihet që SHBA dhe BE vlerësojnë personat që luftojnë korrupsionin dhe frika më e madhe e tyre është nxjerrja në dritë e kësaj dosje nga Xhafaj. Kjo ka bërë që të kemi një situatë mjaft të nxehtë në qeveri. Kur plasi skandali i Xhafajt, kishte shumë deputetë në PS që flisnin për largim të tij dhe shumë emra pretendonin të merrnin postin e ministrit. Por Rama i rrëzoi të gjitha kërkesat e PD dhe la në detyrë Xhafajn. Por qëndrimi i tij në detyrë ka shqetësuar akoma dhe më tej “rivalët” e tij, pasi gjithçka mund të ndodhë.

Përplasja me PD

Në fillim të muajit maj Partia Demokratike publikoi një vendim që dhënë nga një gjykatë në Itali, ku thuhej se vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj është dënuar atje me 7 vite burg për trafik droge. Pas kësaj, nisën një valë akuzash ndaj Xhafajt, duke thënë se ai po bllokon ekstradimin e tij. Por vetë ministri doli e deklaroi se vëllai i tij është dënuar që në vitin 2002 dhe nuk ka një kërkesë ekstradimi. Madje ka qenë vetë Lulzim Basha ministër i Brendshëm dhe nuk ka bërë asnjë veprim ekstradimi. Më pas Agron Xhafaj u dorëzua pranë autoriteteve italiane. PD nuk u mjaftua me kaq. Ajo nxori një audio-përgjim ku flitej për trafiqe droge dhe pretendohej se ishte vëllai i ministrit. Më pas doli dhe “dëshmitari X”, i cili kishte shumë kontradikta në deklaratat e tij. Pas kësaj, prokuroria nisi hetimet dhe janë dhënë sinjale se gjithçka ishte sajesë e PD. Kjo ka bërë që Basha dhe deputetët pranë tij të mos e përmendin më audio-përgjimin dhe Xhafajn. Por gazeta ka mësuar se në këtë skenar PD ka pasur bashkëpunim dhe nga radhët e PS. Një prej ministrave për të cilin ka pasur hetime dhe faktet janë në tryezën e Xhafajt ka lajmëruar Bashën dhe eksponentë të tjerë të PD. Ndërkohë, në korrik ose në shtator qeveria pritet të ndryshojë dhe mbetet të shihet çdo ndodhë me Xhafajn apo ministrat në fjalë./Sot News