osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fatmir Mediu: Po, fola me Shkëlzen Berishën kur ndodhi Gërdeci

Fatmir Mediu: Po, fola me Shkëlzen Berishën kur ndodhi Gërdeci

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte i ftuar në Top Talk për të folur për tragjedinë e Gërdecit, një proces tashmë që është i rihapur , ku po hetohet dhe roli i ish-ministrit në këtë ngjarje.

Mediu, i pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, pohoi faktin se ai ditën e tragjedisë ka pasur një telefonatë me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.

Ish-ministri deklaroi se jo vetëm është i pafajshëm, por as nuk e dinte se ku binte Gërdeci.

“Unë kam mbajt një qëndrim në raport me këtë çështje , dhe kam dhënë dorëheqjen si pjesë e përgjegjësisë sime morale dhe politike , edhe pse kundër disa këshillimeve nga partnerë tanë shumë të rëndësishëm, sepse në pozicionin tim politik dhe personal , e gjykoja që nuk ishte e udhës dhe nuk duhej të qëndroja më ministër për sa kohë kishte viktima.

Dhe në mënyrë të padiksutueshme, që unë nuk e kam ditur ku është Gërdeci. Gërdeci është një proces ku janë marrë për demontim që në 2003 të pajisjeve të FA”, tha Mediu.

Po thoni se nuk e keni ditur se ku ndodhej gjeografikisht?

As gjeografikisht dhe as si aktivitet, nuk ishte pjesë e certifikimit të ministrit

Po pse nuk duhet ta dijë ministri këtë?

Po sepse nuk mund ta di, sepse FA kanë më mijëra pika dhe reparte ushtarake, nuk është detyrë funksionale e ministrit.

Pse u zgjodh Gërdeci?

Sipas një këshillimi me numrin e parë të shtabit është që duhet zgjedhur marrëveshje ndërmjet palëve dhe Gërdeci ka qenë një pronë e FA, repart i tyre i tankeve, ku ka pasur depo municionesh .

Nga buroi kjo nismë që u krijua kjo fabrikë, a kishte lidhje familja e Berishës, djali i tij?

Unë jam hetuar, gjurmuar, vënë telefoni në përgjim dhe të gjitha, 360 gradë për këtë gjë, dhe është provuar që as unë, as familjarë të mi dhe as stafi civil i Ministrisë së Mbrotjes në raport më këtë çështje nuk ka lidhje. Unë nuk mund ti përgjigjem çdo lloj thashethemi.

Në ditën e ngjarjes unë kam pasur shumë njerëz që më kanë marrë. Sipas tabulateve, ka tabulate që unë kam bërë telefonatë me djalin e kryeministrit, por kjo është absurde, sepse po e bëj dhe një herë krahasimin.

Çdo telefonatë që kam marrë ka qenë në raportet e solidaritetit. Në punën time si ministër unë i përgjigjem vetëm kushtetutës, ligjit, urdhrave dhe vendimeve të qeverisë, në marrëdhëniet e mia personale, unë nuk jam njeri që nuk hap telefonin dhe nuk flas me njerëz.

A ndiheni vërtet i pafasjhëm në këtë proces, aty ka pasur fëmijë që janë marrë me demontimin dhe kanë humbur jetën?

Tani t’i ndajmë përgjegjësitë, po të jetë ajo ligjore, me bindje të plotë them se nuk kam pasur asnjë përgjgjësi ligjore.

E dyta, për sa i përket asaj që ka ndodh në Gërdec, unë nuk kam pasur asnjë shqetësim të sjellë te zyra e ministrit, nga asnjë përfaqësues ushtarak ose civil për marrëdhënie të cilat ishin jashtë kontekstit ligjor.

Nuk më ka ardhur ndonjëherë ndonjë raport se si dhe kush punonte aty.

Në dijeni tuaj a është përdorur ky proces demontimi për të bërë tregti fishëkësh ?

Nuk kam asnjë dijeni të tillë, dhe po ju them që çdo shitje fishekësh apo cdo lloj procesi, ka qenë një proces i ndërtuar në një konsultim me të gjithë strukturat civilë dhe ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pa dyshim në kërkesat për shitje ka qenë e domosdoshme dhe në konsultim me partnerët tanë , me shërbimet e tyre, për shkak se ishte e detyrueshme që të kishte certifikatën e userit. Ne nuk e kemi databazën e nevojshme për këtë çështtje dhe gjithmonë kemi marrë pëlqimin e partnerëve tanë.