Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit, e cila Apelit ka caktuar me short gjyqtarin që do të ketë në dorë fatin e “vulës” së PD-së pas ankimimit nga Enkelejd Alibeaj kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri por regjistrimin e statutit të Komisionit të Rithemelimit që buroi nga Kuvendi i PD-së në 11 dhjetor.
Në reagimin e tij Berisha shkruan se kjo është një ndërhyrje e pastër antikushtetuese në sistemin e drejtësisë nga ana e Ramës dhe ambasadore Yuri Kim.
Deklarata e pare ne historine e botes!
Te dashur miq, prej tre javesh, ne kundershtim flagrant me ligjet e vendit gjate te cilave Gjykata e Tiranes nuk i dha PD nje kopje te vendimit anti ligjor te gjykateses Blerina Muça, e cila ne kundershtim flagrant me ligjin dhe me nderhyrje antikushtetuese te Edi Rames dhe Guvernatores Kim (sic e pohoi ajo vete) shpalli pale ata qe kurre nuk kane qene pale.
Kete vendim antiligjor kjo gjykate e dergoi sot ne ne Apel, perseri duke mos ia dhene vendimin PD, e cila ishte pale e vetme ne proces.