Ndoshta mund të duket çudi, ndoshta duket e pabesueshme, por fotot e mësipërme e tregojnë këtë. Janë të sekretarit të burimeve njerëzore të Lulzim Bashës, Fatbardh Kadilli.
Janë foto të shkëputura nga një film. Një film i realizuar me skenar nga Bashkim Hoxha dhe regji të Esat Ibros, në vitin 1990, kronikë e një nate, ku bëhet fjalë për një grup esesësh gjermane, të cilët mbledhin banorët në amfiteatrin e qytetit bregdetar për të zbuluar guerilasit etj etj.
Një nga filmat e fundit të Kinostudios ‘Shqipëria e re” në prag të rënies së komunizmit, ndoshta pak i parë.
Në fakt më kurioz është detaji se Fatbardh Kadilli, siç paska dështuar në politikë më parë paska dështuar edhe në skenë në rolin e një aktori.
Tek fotoja e parë duket në cep majtas ndërsa tek fotoja e dytë është oficeri i parë në krahun e djathtë që nderon si nazist.
Dështoi në politikë vitet e fundit, Lulzim Basha e vendosi sekretar, nuk e emëroi as deputet, nuk e vendosi as në listë, duke e përdhosur dhe hedhur në kosh.
Nuk ia dha më asnjë detyrë megjithëse e përdori për katër vite për të luftuar brenda PD dhe për të kontrolluar gjithçka i duhej Lulit në bazë.
Por, dështimi i tij vetëm nuk qenka politika, paska pasur edhe një dështim tjetër, atë të aktrimit, kur dikur në ndonjë rol periferik ka tentuar të hyjë në ekranin dhe filmat e Kinostudios “Shqipëria e Re”.
Në fakt nuk ka qenë gjë tjetër thjeshtë një oficer i veshur si gjerman, i dështuar në film, i dështuar edhe në politikë./CNA.al