osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Farua i mërzitur me Bashën: Kot e mundove Sahitin, ai shejtani im të çan në vrap!

Farua i mërzitur me Bashën: Kot e mundove Sahitin, ai shejtani im të çan në vrap!

Pavarësisht suksesit të protestës dhe kënaqësisë për cilësinë e lartë të benzinës që kishte siguruar, Farua i doli përpara Lulit gjithë turinj (çka në fakt i ka me shumicë).

-Shiko Fyhreri im, – i tha, – të përgëzoj për organizimin brilant, por kështu si e ke nisur do na dëmtosh kuadrot!

Luli nuk dinte ç’të bënte: Të gëzohej për “fyhrerin” që sapo dëgjoi, apo të zemërohej me guximin e Faros, që ende ja kish inatin që kur hodhi vickla për kryetarin e ri të partisë.

-Po pse zoti Faro, çfarë kam bërë? Pastaj ndonjë dëmtim të vogël do e pësojmë. Kur del gjithë ai Doktor në protestë, me shami të ngjyer me uthull molle, ne të tjerët duhet ta qepim, – tha Luli.

-Lëre mor Doktorin, se unë për atë lutem pesë herë në ditë i kthyer nga drejtimi i Vicidolit! Po ta kam llafin për Sahitin. Shkove e vure të vrapojë, goxha burrë, edhe me probleme shëndetësore. Pale, e nxorre në protestë me këpucë llustrafine në mes të shiut!

Edhe pse u mërzit, Luli nuk e dha veten.

-Dëgjo ti Faro! E para, – i tha, – Sahiti është rritur tashmë, dhe vërtet partia e urdhëroi dikur të çonte lekët nga OSHEE-ja te arka e Shqupit, por ama këpucët i zgjedh vetë. E dyta, unë nuk i thashë t’ja krisë vrapit. Ç’është ky vrap para uniformave të krimit?

Faro e ndërpreu:

-Aty mbaje! Të kishe zgjedh çunin tim, u kishte bërë zbor atyre lamashëve! Do t’i jepja një paçe e pilaf për të pasur energji, pastaj do vishte atlete me gomë të trashë, pa do vraponte rreth e rrotull policëve si drenushë, do t’i bënte të dukeshin si karagjozë maskarenjtë: Vetëm paratë që do fitonte partia nga videot e jutubit do mjaftonin për të nxjerrë shpenzimet e protestave…

Dhe Faro vijoi të rrëfente sesi dikur çunin ja kishin kërkuar ekipet e Londrës, aq mirë vraponte.

“Kishin bo nji herë garën e paces, se e hanë shumë në Londër: Kush mbërrin i pari me një pjatë paçe në kokë, nga stadiumi Çelsit tek ai i Arsenalit. Fitoi çuni, për kokë të Doktorrit…Atë certificatë më solli nga Londra, se diplomë nuk mori”.

Luli u mendua pak. Nuk do ishte ide e keqe, megjithëse edhe videoja e Sahitit duke rrëshqitur po merrte goxha klikime. Në fund i dha karar:

-Shiko çfarë do bëjmë Faro! Herës tjetër do t’i nxjerrim të dy: Sahitin tuj rrëshqit, dhe çunin tat tuj i sjell policat vërdallë. Kemi për t’ja kalu asaj videos “Të ka lali xhan” që s’e dëgjoj dot se më kap alergjia!

SHËNIM: Gojët e Liga është një rubrikë satirike në favor të protestave atletike/Dita