osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fantazma e Gavrilo Principit

Fantazma e Gavrilo Principit

Gavrilo Principi ishte anëtar i organizatës sekrete serbe “Crna Ruka” (Dora e zezë), e cila ishte e zemëruar pse Austro-Hungaria e detyroi Serbinë të tërhiqej nga territoret e pushtuara të Shqipërisë, gjatë luftërave ballkanike, dhe po i bënte pengesë ambicies e krijimit të një shteti të përbashkët të sllavëve të jugut në Ballkan nga ky fakt, nuk është gabim të thuhet se Lufta e Parë Botërore, më e përgjakshmja deri atëherë në histori, pati si njërin nga shkaset kryesore mosdurimin e serbëve ndaj pavarësisë së shqiptarëve.

Shkruan Adriatik Kelmendi

Lufta e Parë Botërore pati si njërin nga shkaset kryesore mosdurimin e serbëve ndaj pavarësisë së shqiptarëve. Në 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Madhe nuk është se ka ndryshuar shumë ky qëndrim

15 MINUTA pas orës 11 të 28 qershorit 1914, në Sarajevë, plumbat e serbit Gavrilo Princip vranë trashëgimtarin e fronit austro-hungarez, Franz Ferdinand, bashkë me të shoqen, dukeshën Sophie, për të vazhduar pastaj për 4 vjet me radhë, derisa bilanci i të vdekurve të ishte 15 milionë ushtarë dhe 8.5 milionë civilë.

Austria vendosi ta bombardonte Beogradin si hakmarrje, kurse me këtë fakt nuk u pajtuan Rusia dhe Franca. Si rezultat, aleati i Austrisë, Gjermania, iu shpalli luftë Rusisë dhe Francës. Trupat gjermane, në natën ndërmjet 3-4 gushtit pushtuan Belgjikën, kurse kjo i dha shkak Britanisë së Madhe që një ditë më vonë t’i shpallë luftë Gjermanisë, veprim ky që përfundimisht nxori djallin nga shishja.

Në ditët vazhduese Austro-Hungaria i shpalli luftë Rusisë, Serbia Gjermanisë, Mali i Zi Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë, Franca dhe Britania Austro-Hungarisë, Japonia Gjermanisë, Austro-Hungaria Japonisë dhe Belgjikës e kështu me radhë, derisa lufta u shpërhap edhe në Lindje të Mesme dhe atë të Largët, në Afrikë, dhe përfundimisht nxiti edhe ndërhyrjen e SHBA-së nga përtej Atlantikut.

Gavrilo Principi ishte anëtar i organizatës sekrete serbe “Crna Ruka” (Dora e zezë), e cila ishte e zemëruar pse Austro-Hungaria e detyroi Serbinë të tërhiqej nga territoret e pushtuara të Shqipërisë, gjatë luftërave ballkanike, dhe po i bënte pengesë ambicies e krijimit të një shteti të përbashkët të sllavëve të jugut në Ballkan nga ky fakt, nuk është gabim të thuhet se Lufta e Parë Botërore, më e përgjakshmja deri atëherë në histori, pati si njërin nga shkaset kryesore mosdurimin e serbëve ndaj pavarësisë së shqiptarëve.

MOSDURIMI I SERBËVE ndaj pavarësisë së shqiptarëve solli edhe një luftë tjetër të shteteve kryesore ndaj Serbisë (Jugosllavisë). Masakrat e regjimit të Milosheviqit ndaj civilëve shqiptarë, si kundërpërgjigje ndaj kërkesave të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi, futën në luftë 19 shtete. Pakti NATO, për herë të parë pas formimit, vendosi që të hynte në luftë kundër një shteti sovran në Evropë.

Kësaj radhe SHBA-ja e Gjermania, Franca e Turqia ishin bashkë, Serbia në anën tjetër vetëm.

Shkasi i problemeve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve bëri që për herë të parë në histori 19 shtete të bëra bashkë ta fitojnë një luftë plotësisht vetëm nga ajri, pa asnjë ushtar, i cili do të luftonte në terren, në tokë.

Bilanci: Kapitullimi i Serbisë dhe tërheqja nga Kosova, liria për shqiptarët e Kosovës. Asnjë ushtar i NATO-s nuk e pësoi nga përfshirja në luftë (hiç aksidentin me rrëzimin e helikopterit në Shqipëri, ku humbën jetën dy ushtarë), mbi 10 mijë shqiptarë dhe rreth 2.500 serbë e të tjerë të vdekur ose të zhdukur si pasojë e luftës.

TË DIELËN, më 11 nëntor, në Paris mbahet ceremonia solemne e 100-vjetorit nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, iu ka bërë thirrje më se 80 udhëheqësve të shteteve, për të përsëritur “Kurrë më”, premtimin e dhënë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Armëpushimit të nënshkruar në Compiègne, një shekull më parë.

Pjesëmarrës do të jenë edhe presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, si dhe flamujt e dy shteteve.

Mirëpo, të dy shtetet, edhe pas një shekulli nga përfundimi i Luftës së Madhe të nisur nga plumbat e një serbi për shkak të mosdurimit të (edhe) shqiptarëve, ende nuk i kanë zgjidhur problemet.

Përkundrazi!

Vetëm gjatë kësaj jave të jubileut të madh të paqes, Beogradi ka përsëritur se pavarësia e Kosovës nuk do të pranohet dhe se edhe shtetet që e kanë njohur atë po i tërheqin njohjet.

Prishtina i është përgjigjur me taksë të veçantë në prodhimet e Serbisë që hyjnë në territorin e Kosovës.

Teksa serbët, edhe pas 104 vjetëve nga atentati i Gavrilo Principit ndaj Franz Ferdinandit, ende po vazhdojnë ta akuzojnë Perëndimin se s’po iu lejon të gjithë serbëve të jetojnë bashkë në një shtet.

Edhe sa vjet do të zgjasë kjo gjendje?

Edhe 1, 10 apo edhe 100?!