Sali Berisha deklaroi se një shtet pranë Shqipërinë ka lëshuar urdhër arresti edhe për zv/kryeministrin dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj
“Ka mandat arresti nga një vend mik dhe për Arben Ahmetajn. Nga një vend këtu pranë. Për pastrim parash. Nuk është nga INTERPOL-i. Fondi për djegësin nuk është krijuar nga lefter Koka por nga Edi Rama dhe Arben Ahmetaj”, u shpreh Berisha në ‘Zonë e Lirë.
Sali Berisha vazhdoj me intriga me të njëjtin version dhe teori ku u shpreh se për sekretarin e përgjithshëm të kryeministrit Edi Rama Ëngjëll Agaçin ka një urdhër arresti nga jashtë vendit.
“Ka një mandat arresti për Ëngjëll Agaçin nga një vend mik. Nuk është nga Interpol. Një gjë është e sigurt. Në djegësa një strumbullar absolut është Ëngjëll Agaçin. Ky është njeriu i të gjitha Ka qenë në bordin e ARMOS, është arkitekt i mbylljes së dosjeve që Rama ja besoj për Bashën.
Është në padinë e Bashës Ëngjëll Agaçi? Fondi për djegësin nuk është krijuar nga Lefter Koka por nga Edi Rama dhe Arben Ahmetaj”, tha Berisha për Zonë e Lirë.