Peshëngritjs shqiptare ka arritur një sukses fantastik, teksa 18-vjeçari Ertjan Kofsha është shpallur kampionë bote. Peshëngritësi shqiptar ka fituar medalje në stilin me shkëputje për moshat U-20.
Kofsha kaloi me sukses të 3 provat, 152, 156 dhe 159 dhe shpallet kampion bote. Talenti shqiptarë bëri një paraqitje të shkëlqyer duke mos i lënë asgjë rastësisë.
Ndërkohë 18-vjeçari u klasifikua në vendin e 4-të në stilin me shkëputje në dy garësh. Puna e palodhur e sportistit bashkë me trajnerin e tij Leonard Toska dha një rezultat të shkëlqyer në këtë event kaq madhor. VIDEO e postuar nga Komiteti Olimpik kombëtar Shqiptar.