Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Republikes Ilir Meta kanë marrë pjesë paraditen e sotme në homazhet për përcjelljen në banesën e fundit të anëtarëve të familjes Lala që humbën jetën si pasojë e tërmetit.
Janë 9 anëtarë që po përcillen sot në banesën e fundit, mes tyre 5 fëmijë. ‘E pamundur të gjesh fjalë për të ngushëlluar Familjen Lala pas kësaj tragjedie të tmerrshme’ – ka thënë kreu i shtetit.
‘Zoti u dhente force per ta perballuar kete dhimbje te pangushellueshme. Detyimi yne eshte tani per t’i qendruar prane atyre gjithmone’- tha Meta.
Familja Lala, me orgjinë nga Kukësi dhe e vendosur prej rreth një viti në një vilë 4- katëshe në zonën e ish-Kënetës, pësoi tragjedinë më të madhe nga tërmeti që rrënoi Durrësin mëngjesin e së martës.
Nëntë persona humbën jetën, ndërsa vetëm djali 16-vjeçar arriti të mbijetonte nën rrënoja deri në momentin që u nxor nga forcat e kërkim-shpëtimit.
Ilir Lala, person me aftësi të kufizuara, ishte i fundit që u nxor nga rrënojat e vilës, e cila u shemb totalisht nga tërmeti me magnitudë 6.4 ballë.
VIKTIMAT
1. Marjeta Lala 31 vjeçe
2. Emilio Lala 6 vjeç
3. Dionis Lala pa mbushur 2 vjeç
4. Dionisa lala pa mbushur 2 vjeçe
5. Amelia Lala 10 vjeçe
6. Griselda Lala 22 vjeç
7. Sadete Lala 50 vjeçe
8. Selvie Lala 74 vjeçe
9. Arjela Lala 5 vjeçe
10. Ilir Lala 52 vjeç