Gazeta “Sot” ka siguruar deklarimet pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për vitin 2022 për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij. SPAK ka hyrë fuqishëm për të goditur korrupsionin dhe Berisha e fëmijët e tij janë në skaner.
Pasuria e tyre është në filtrat e drejtësisë së re, pasi dhe në aferën e ish-Klubit Partizani bëhet fjalë për përfitime të ardhurash në mënyrë të paligjshme duke shfrytëzuar pushtetin. SPAK po vërteton një nga akuzat e Departamentit Amerikan të Shtetit kur shpallën “non grata” familjen “Berisha”.
Ata janë pasuruar vetë dhe kanë pasuruar dhe aleatët e tyre. Në dokumentet që disponon gazeta, Berisha ka deklaruar shumë pak të ardhura, vetëm ato të pagës dhe të ardhurat nga dieta si deputet. Por kjo pritet t’i hapë shumë telashe, pasi tani kanë filluar “ditët e zeza” për Berishën.
SPAK po i heq imunitetin dhe nëse gjenden mospërputhje tek pasuria, situata do të jetë edhe më e vështirë për të. Nga ana tjetër bashkëshortja e tij, Liri Berisha ka deklaruar një llogari bankare dhe pensionin e saj. Por fundosja e tij mund të vijë pikërisht nga fëmijët, Argita dhe Shkëlzeni. Ajo që bie në sy është se vajza e tij zotëron pasuri të lartë. Por interesantja tjetër është se ajo ka nisur të boshatisë llogaritë e saj.
Pasuria e Sali Berishës dhe bashkëshortes së tij
Familja Berisha pasuri dhe shpenzime marramendëse, Argita Malltezi me 15
Aseti: Gjendje cash. Detaje: Vlera monetare: 100,000.00 ALL. Burimi i Krijimit: Të ardhura nga paga, Shuma: 100,000.00 ALL. Aseti: Llogari bankare Detajet e ndryshimit: Shtuar. Vlera: 295,174.43 ALL. Burimi i Krijimit: Te ardhura nga paga, Shuma: 295,174.43 ALL. Të ardhura nga Dieta. Emërtimi: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Nga data: 01/01/2022. Në datë: 31/12/2022. Shuma Neto: 517,176.00 ALL. Të ardhura nga paga. Emërtimi: Kuvendi i Republikës se Shqipërisë. Nga data: 01/01/2022. Në datë: 31/12/2022. Shuma Neto: 1,325,868.00 ALL. Bashkëshortja e tij Liri Berisha deklaron: Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Shtuar. Vlera: 415,940.00 ALL. Burimi i Krijimit: Tjetër, Shuma: 415,940.00 ALL. Të ardhura nga pensioni. Nga data: 01/01/2022 Në datë: 31/12/2022. Shuma Neto: 415,940.00 ALL. Të ardhura nga pensioni. Nga data: 01/01/2022 Në datë: 31/12/2022. Shuma Neto: 415,940.00 ALL.
Pasuria e Argita Berishës
Argita Berisha deklaron 15 llogari bankare. Disa nga ato për vitin 2022 i ka shtuar me shifra shumë të vogla, disa i ka pakësuar me shifra shumë të mëdha, ndër to përmendim: Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar.
Vlera: 5,144,717.69 ALL. Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Shtuar. Vlera: 5,942.00 euro. Burimi i Krijimit: Kursime, Shuma: 5,942.00 euro. Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar.
Vlera: 47,932.12 euro. Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 8,400.00 ALL. Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 360.00 ALL. Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 71,995.65 USD. Të ardhura të tjera. Nga data: 01/01/2022. Në datë: 31/12/2022.
Shuma Neto: 1,019,500.00 ALL. Honorare ose pagesa të tjera sipas kontratave të së drejtës civile. Emërtimi: Rektorati i Universitetit te Tiranes. Nga data: 01/01/2022. Në datë: 31/12/2022. Shuma Neto: 20,400.00 ALL. Të ardhura nga paga. Emërtimi: Universiteti i Tiranes. Nga data: 01/01/2022. Në datë: 31/12/2022. Shuma Neto: 1,239,812.00 ALL
Pasuria e Shkëlzen Berishës
Edhe Shkëlzen Berisha, njësoj si Argita ka nisur të boshatisë llogaritë. Djali i Sali Berishës ka deklaruar në ILDKPI për vitin 2022: Gjendje cash. Detaje: Vlera monetare: 6,000.00 euro. Burimi i Krijimit: Tjetër, Shuma: 6,000.00 euro. Gjendje cash. Detajet e ndryshimit: Pakësuar Vlera: 800,000.00 ALL. Llogari bankare.
Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 9,107.88 euro. Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 1,560.00 ALL. Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 2,158.88 ALL. Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 976,970.48 ALL.
Huadhënie Detaje: Data e huadhënies: 31/05/2022 Vlera: 2,000,000.00 ALL. Burimi i Krijimit: Tjetër, Shuma: 2,000,000.00 ALL. Huadhënie Detaje: Data e huadhënies: 30/05/2022 Vlera: 2,760,000.00 ALL. Burimi i Krijimit: Tjetër, Shuma: 2,760,000.00 ALL. Huadhënie. Detajet e ndryshimit: Pakësuar.
Vlera: 2,672,447.03 ALL. Huadhënie. Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 3,659,900.00 ALL. Dhurata (monetare). Nga data: 25/09/2022. Në datë: 25/09/2022. Shuma Neto: 30,000.00 euro. Të ardhura të tjera. Nga data: 12/10/2022. Në datë: 12/10/2022. Shuma Neto: 1,019,500.00 ALL. Të ardhura nga tërheqja e dividentit.
Nga data: 01/01/2022. Në datë: 31/12/2022. Shuma Neto: 22,270.00 euro. Të ardhura nga tërheqja e dividentit. Nga data: 01/01/2022. Në datë: 31/12/2022. Shuma Neto: 30,000.00 EUR. Të ardhura nga paga. Emërtimi: Albania Legal Company shpk Nga data: 01/01/2022. Në datë: 31/12/2022. Shuma Neto: 384,816.00 ALL.
Ndryshimet nga viti 2021
Vetë Berisha në 2021 ka deklaruar se ka disa llogari bankare, ku në total ka 12.7 milionë lekë të reja, 26. 3 mijë euro dhe 36.2 mijë dollarë. Në total diku te 190 mijë dollarë. Ndërkohë ai ka deklaruar dhe banesën që ka bashkë me bashkëshorten. Por ajo që ra në sy në vitin 2021 është se vajza e tij zotëronte pasuri të lartë.
Zonja Argita Malltezi ka deklaruar në pronësi të saj dhe bashkëshortit, tre apartamente, vilën në Gjirin e Lalëzit, ndërsa po në Gjirin e Lalësit bleu një ndërtesë banimi me vlerë 155 mijë euro. Po ashtu ka deklaruar 3 bodrume dhe një tokë arë në Priskë të Tiranës. Më tej ajo ka deklaruar 14 llogari bankare me vlerë qindra mijëra euro, dollarë dhe lekë.
Sipas llogarive të gazetës, vetëm pronat e zonjës Malltezi kapin shifrën e mbi 1 milionë eurove, ndërkohë llogaritë bankare në euro shkojnë diku totali te 483.7 mijë euro dhe 412 mijë dollarë. Ndërkohë djali i zotit Berisha në 2021 ka deklaruar 3 llogari bankare në lekë si dhe një në euro me vlerë 66 mijë euro. Po ashtu ai ka deklaruar dhe një makinë, por nuk përcaktohet vlera.
Gazeta mblodhi të gjitha deklarimet e bëra nga Berisha, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët dhe rezultoi se pronat dhe llogaritë bankare tejkalojnë shifrën e 2 milionë eurove. Zonja Malltezi ka deklaruar prona të patundshme: Apartament, blerë në 2009, me vlerë 195.250 euro, pronësia 50%; Apartament, blerë në 2010, me vlerë 200.000 euro, pronësia 50%; Apartament, blerë në 2015, me vlerë 179.000 euro, pronësia 50%; Bodrum, me vlerë 10 mijë dollarë, pronësia 50%; Bodrum, me vlerë 17 mijë euro, pronësia 50%; Bodrum, me vlerë 26.370 euro, pronësia 50%; Vilë në Lalës, godina blerë me vlerë 56 mijë euro+trualli me vlerë 908.176 lekë, ndërkohë subjekti deklaron se janë bërë dhe rikonstruksione dhe janë bërë pagesa shtesë, pronësia 50%
Ndërtesë banimi në Lalëz, blerë sipas kontratës së shitjes datë 13.07.2021, me vlerë 155 mijë euro, pronësia 50%. Ndërkohë llogari bankare ka deklaruar: Llogari bankare, 61.464 dollarë; Llogari bankare, 25.399 dollarë; Llogari bankare, 68.767 lekë; Llogari bankare, 41.666 dollarë; Llogari bankare, 115.005 dollarë; Llogari bankare, 174.864 euro; Llogari bankare, 1.715.329 lekë; Depozitë, 155.228 euro; Llogari bankare, 6.108.305 lek; Llogari bankare, 5.500 lekë; Llogari bankare, 132.771 dollarë; Llogari bankare, 153.698 euro; Llogari bankare, 15.136 dollarë, pronësia 25%; Llogari bankare, 20.335 dollarë, pronësia 50%.